LAJMI I FUNDIT:

Australia publikon regjistrin me emrat e pedofilëve

Australia publikon regjistrin me emrat e pedofilëve

Australia publikon regjistrin e pedofilëve, përmes të cilit, të gjithë mund të njihen me emrat e tyre, pseudonimet, fotografitë si dhe të lexojnë se për çfarë krime janë dënuar.

Regjistri do të jetë i disponueshëm për publikun përmes Komisionit për Zbulimin e Krimit.


Policia do të jetë përgjegjëse për dhënien, kontrollin dhe menaxhimin e informacioneve, përcjell rel.

Australia ka ndarë një buxhet prej 7.8 milionë dollarësh për të mbuluar shpenzimet lidhur me publikimin e këtij regjistri.

Regjistri me emrat e pedofilëve është dorëzuar në muajin janar. Policia ka thënë se përmes tij synon të u dërgojë porosi të qartë pedofilëve.

“Abuzimi dhe shfrytëzimi i fëmijëve është një epidemi globale, e cila po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë, më e organizuar dhe më ekstreme”, deklaruan zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Australisë.

Kritikët kanë thënë se publikimi i këtij regjistri nuk do të ofrojë siguri më të madhe për fëmijët.

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori