LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesit e Islandës dolën në mbështetje të palestinezëve në Tel Aviv

Përfaqësuesit e Islandës dolën në mbështetje të palestinezëve në Tel Aviv
Momenti kur Hatari mbështeti palestinezët (Foto: Screenshot/Eurovision/Twitter/Ina Rose)

Islanda e ka shfrytëzuar Eurovisionin për të protestuar kundër, siç është thënë, “okupimit izraelit të territoreve palestineze dhe shkeljen e të drejtave njerëzore të palestinezëve”.

Në një moment kur grupi “Hatari” mori pikë maksimale dhe kamera u fokusua tek anëtarët, ata kanë mbajtur simbole mbështetëse për Palestinën.

https://twitter.com/sogultuna/status/1129883700051795968


Regjia e largoi shpejt fokusin nga ky grup që natyrisht se nxiti edhe reagimin e publikut në Tel Aviv.

Edicioni i sivjetmë i Eurovisionit ka qenë ndër më kundërthënësit për shkak se është zhvilluar në Tel Aviv të Izraelit, ndërsa ka pasur protesta të shumta për ta bojkotuar.

Holanda fiton 'Eurovision 2019'
Lexo po ashtu Holanda fiton 'Eurovision 2019'

Kujtojmë që fitues i ‘Eurovision 2019’ u shpall Holanda që u përfaqësua nga Duncan Laurence me këngën “Arcade”. /Telegrafi/