LAJMI I FUNDIT:

Vdes arkitekti që projektoi Piramidën e Luvrit

Vdes arkitekti që projektoi Piramidën e Luvrit

IM Pei, dizajnet moderne të të cilit e bën të veçohet si një nga arkitektët më të mëdhenj të shekullit XX, vdiq në moshën 102-vjeçare. Portofolio e tij përfshin Piramidën e qelqtë te Muzeu i Luvrit, transmeton Telegrafi.

Ieoh Ming Pei, djali i një bankieri në Kinë, u zhvendos në SHBA më 1935, për të studiuar arkitekturën në MIT (Massachusetts Institute of Technology) dhe në Harvard. Më 1955 hapi firmën e tij.

Muzetë, objektet shtetërore, hotelet, shkollat dhe ndërtesat tjera që i projektoi nëpër botë, shfaqin precizitet gjeometrik dhe një cilësi abstrakte kundrejt dritës. Ato janë punuar nga guri, çeliku dhe xhami dhe, si me Luvrin, shpesh punonte piramidat të qelqta.


Piramida e Luvrit, kompleksi i madh muzeor që ka pjesë që nga shekulli XII, ishte vepra më kontroverse e tij, që nga fakti se nuk ishte francez. Pasi u zgjodh për këtë punë nga presidenti i atëhershëm i Francës, François Mitterrand, Pei began bëri një studim katërmujor të Muzeut dhe historisë franceze. Ai e krijoi një piramidë futuriste, si hyrje e madhe për në muze, me tri piramida më të vogla pranë. Ishte një kontrast i madh me strukturat ekzistuese të Luvrit, për çka u fye nga shumë francezë. Një gazetë e quajti Piramidën e Peit si “aneks për Disneyland”, teksa disa të tjerë thonë se ajo e ka vendin në shkretëtirë.

“Arkitektët bashkëkohorë janë të prirë të imponojnë modernizmin”, tha ai në një intervistë për New York Times më 2008. “Ka brenga për historinë, por nuk jo aq të thella. E kuptoj se koha ka ndryshuar, se kemi evoluar. Por, nuk dua ta harroj fillimin. Arkitektura e qëndrueshme duhet të ketë rrënjë”.

Edhe pse zyrtarisht u pensionua nga firma e tij më 1990, Pei bëri projekte për muzetë në Luksemburg, Katar dhe Suzhou. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Kulture
KANGË

KANGË

Poezi
“Komedia”

“Komedia”

Kulture
ALKIMIA E FJALËS

ALKIMIA E FJALËS

Poezi
“Jetë e humbun”, leximi i dytë

“Jetë e humbun”, leximi i dytë

Kulture
Kalo në kategori