LAJMI I FUNDIT:

Avokati Millanov për “Lagjen e Trimave”: Ka qenë ngjarje e tmerrshme, por jo terrorizëm

Avokati Millanov për “Lagjen e Trimave”: Ka qenë ngjarje e tmerrshme, por jo terrorizëm

Avokati Elenko Millanov, mbrojtës i disa të dënuarve për rastin e Lagjes së Trimave në Kumanovë, në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit, tha se ngjarjet tragjike në Kumanovë, nuk duhet të vlerësohen me veprën “terrorizëm”.

“Gabimi bazë në procedurë është Prokuroria dhe kualifikimi i veprës si ‘terrorizëm’, për atë që ndodhi më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave. Është e pakontestueshme se ishin ngjarje të tmerrshme, por nuk ishin terrorizëm. Nuk është terrorizëm pas në Lagjen e Trimave policia ka kryer kontroll, nuk ka qenë akt mbi institucione. Personat kanë rezistuar, kemi shumë raste tjera ku ka rezistim mbi policinë me armë, por nuk janë vlerësuar terrorizëm”, tha Millanov.


Ai tha se nuk ka basur “barazi të armëve” gjatë procesit gjyqësor. Millanov tha se nga Prokuroria janë pranuar 2 dëshmi jashtë afateve të parapara me ligj, ndërsa të akuzuarve nuk ju është lejuar asnjë dëshmi.

Ndryshe, kjo është dita e dytë në të cilën shqyrtohen ankesat e të dënuarve për ngjarjet në Kumanovë, ndërsa në seancën e djeshme ka pasur edhe tensione./Telegrafi/

Të dënuarit e Grupit të Kumanovës në seancë: Fol shqip, këtu është Shqipëri (Foto/Video)
Lexo po ashtu Të dënuarit e Grupit të Kumanovës në seancë: Fol shqip, këtu është Shqipëri (Foto/Video)

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori