Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës ka ngritur edhe çështjen e rajonit të Gorës, në komunën e Dragashit.
Siç ka thënë Selmanaj, përcjell Telegrafi, ai bashkë me disa deputetë të tjerë kanë qenë në këtë pjesë, ku kanë takuar disa njerëz që jetojnë në komunën e Dragashit.
Në këtë drejtim, ai ka ngritur shqetësimin se në këtë pjesë të kësaj komune, të banuar me goranë, dhe që përbëhet nga 16 fshatra, shteti i Kosovës pothuajse nuk funksionon fare.
“Pashë që 16 fshatra të Gorës nuk kanë lidhje me Republikën e Kosovës. Ata atje realizojnë sistem paralel të arsimit, kurikulat e shkollave të tyre janë të Republikës së Serbisë, nuk janë të Republikës së Kosovës – pagat i marrin edhe nga Kosova, por edhe nga Serbia”, ka thënë Selmanaj.
Sipas tij, atje ekziston edhe një sistem paralel shëndetësor.
“Mjeku në ambulancën në rajonin e Gorës, në njërin xhep ka vulën e Republikës së Serbisë, në tjetrën vulën e Republikës së Kosovës – varësisht çfarë është pacienti, ai e ka vulën dhe sillet ashtu”.
Ndërsa sa i përket sigurisë, deputeti i LDK-së ka thënë se së fundmi qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj, diku 40 personave iu ka lejuar që të sillen si roje të pyllit.
Por në fakt, sipas Selmanajt, ata sillen edhe me armë të gjata, që në fakt janë të ngjashëm me rojat e urës që i kemi parë së voni në Mitrovicë.
“Çfarë po ndodhë. Nëse kemi pas telashe me pjesën veriore, si është e mundur që në një rajon të Kosovës, krejt në jug të mos kemi qasje fare”.
Një gjë e tillë, ka thënë ndër tjerash Selmanaj nuk është ndodhur vetëm sot, por ka ndodhur në 20 vitet e fundit.
Kështu, ka kërkuar ai, që urgjentisht të shtrihet autoriteti i institucioneve të Kosovës, në mandatin e tyre që e kanë me Kushtetutën e Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çitaku: Kushdo që thotë se Kosova ka më shumë sovranitet në veri, nuk e ka idenë çka po ndodh atje
KSHPK: Gjykata e Lartë Administrative rrëzoi ankesën e AGJPP-së, procedura për pranimin e gjyqtarëve të rinj u pezullua
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri