LAJMI I FUNDIT:

Hudson-Odoi e kërkon numrin 10-të pas kalimit të Hazardit te Reali

Hudson-Odoi e kërkon numrin 10-të pas kalimit të Hazardit te Reali
Eden Hazard (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Eden Hazard po i kalon momentet e fundit si lojtar i Chelseat, pasi thuhet se pas finales së Ligës së Evropës do të transferohet te Real Madrid, që është një ëndërr për belgun.

Me largimin e yllit belg nga skuadra londineze, numri 10 në fanellë do të jetë i lirë, por jo edhe për shumë gjatë, pasi Callum Hudson-Odoi dëshiron ta marrë atë.


Sipas L’Equipe, sulmuesi do të prezantohet te madrilenët menjëherë pas finales së Ligës së Evropës, ku Chelsea dhe Arsenal do të përballen më 29 maj në Baku të Azerbajxhanit.

Callum Hudson-Odoi (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Belgu do të jetë një humbje e madhe për Blutë e Londrës, por që Hudson-Odoi shihet si zëvendësuesi ideal i 28-vjeçarit, duke marrë parasysh formën që tregoi në këtë sezon.

Të gjitha lajmet nga Eden Hazard
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eden Hazard

E ardhmja e talentit anglez ishte fillimisht në dilemë, pasi Bayern Munich bëri katër oferta në afatin e janarit, por që të gjitha ishin refuzuar nga Chelsea, ndërsa ai tani do ta marrë numrin 10-të në fanellë.

Ndryshe, Odoi deri më tani për skuadrën angleze ka pasur vetëm 12 paraqitje gjersa nuk ka arritur të shënojë ndonjë gol. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori