LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e Llapit e vizitojnë Valmir Veliun: Ai është mirë me shëndet

Drejtuesit e Llapit e vizitojnë Valmir Veliun: Ai është mirë me shëndet
(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Valmir Veliu pësoi një lëndim serioz gjatë përplasjes me Diar Miftarajn, në ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, të cilën e fitoi skuadra kryeqytetase.

U desh intervenimi i menjëhershëm i stafit mjekësor, si dhe hyrje së autoambulancës në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, për ta dërguar lojtarin drejt emergjencës.


(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Veliu është vizituar nga drejtuesit e klubit të Llapit, të cilët kanë bërë të ditur se futbollisti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i kanë uruar shërim të shpejtë.

Valmir Veliu pëson lëndim serioz në përplasje me Diar Miftarajn
Lexo po ashtu Valmir Veliu pëson lëndim serioz në përplasje me Diar Miftarajn

“Kryetari Beqir Batatina dhe anëtarët e kryesisë së bashku me trajnerin Tahir Batatina kanë vizituar futbollistin Valmir Veliu, ku pas analizave mjekësore, ai është mirë me shëndet”.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

“Po ashtu, falënderojmë stafin mjekësor të klubit në krye me Dr. Afrim Shabani – Specialist të mjekësisë sportive e që ishin në krye të detyrës (ku edhe pa i ra pipit referi, mjeku i klubit dhe ndihmësi i tij hynë në fushë për intervenim) dhe të gjithë personat tjerë që ndihmuan gjatë intervenimit”.

“I dëshirojmë rikthim të shpejtë në mesin tonë! Forca Veliu”, thuhet në një njoftim të Llapit në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori