Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, ka treguar për raportet që ka pasur me Ahmet Krasniqin gjatë periudhës së luftës.
Lame, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, se pas paraqitjes së FARK-ut në skenë ishte vet ai që kishte kërkuar të takonte drejtuesit e kësaj strukture ushtarake.
“Erdhi Ahmeti, u përshëndetëm dhe i thashë “më vjen mirë që kam para një ushtarak”. “Çfarë po ndodhë në Dukagjin” e pyeta. I thashë a jemi oficerë. Njohim historinë e botës dhe të luftërave. A e dimë se çdokund në botë kur formohen ushtri paralele, ato më nuk luftojnë armikun por vetveten. I thashë “me çfarë guximi ju merrni të drejtën të bëni një ushtri paralele dhe ta futni në Kosovë për të luftuar”. Gjetëm mirëkuptim me Ahmetin. Prezentë ishte në takim edhe Fuad Ramiqi”.
Ish-gjenerali shqiptar thotë se mirëkuptimi me Ahmet Krasniqin ishte se ai do të lejonte këtë të fundit të hapte qendra stërvitore në zonën e Kokësit sa të kishin mundësi.
Lame thotë se vrasja e Ahmet Krasniqit ishte tragjedi e madhe pasi kishte vlera dhe vizion për luftën.
“Ai dinte çfarë thoshte dhe kishte dëshirë të bënte pavarësisht nga pengesat që i bëheshin”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit thotë se Ahmet Krasniqi i ishte ankuar atij se ka dëshirë për plane të mëdha për luftën por i mungonin financat.
“Ai mu ankonte se Qeveria [e Bukoshit] nuk po e mbështeste financiarisht”, tha ndër të tjera Kudusi Lame./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City