LAJMI I FUNDIT:

Gjeneral Kudusi Lame: Një ministër shqiptar nuk pranoi të furnizonim me armë UÇK-në (Video)

Gjeneral Kudusi Lame: Një ministër shqiptar nuk pranoi të furnizonim me armë UÇK-në (Video)

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, ka rrëfyer për sfidat që ekzistonin për të transportuar armë nga Shqipëria drejt Kosovës.

Lame, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se personi i parë që i ka kërkuar ndihmë ka qenë Xhavit Haliti të cilit i ishte përgjigjur pozitivisht.


Ai tregon se pavarësisht se Shqipëria kishte mjaftë armë, transportimi i tyre drejt Kosovës ishte shumë i vështirë edhe për shkak të mbikëqyrjes ndërkombëtare.

“Sigurimi i armëve realisht ishte shumë i vështirë. Shqipëria kishte armë mjaft por kundërvënia e ndërkombëtarëve ishte e madhe. Kish një moskuptim edhe nga institucionet policore”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-gjenerali shqiptar thotë se policia në kuadër të detyrës çdo transportim të armëve e konsideronte trafikim i armëve për përfitime materiale e jo gjest patriotik.

“Njëherë i kam thënë një ministri “duhen armë për UÇK-në”. Ai më tha “jo se do na akuzojnë për trafikantë”. I thashë “unë kam më shumë respekt për një trafikantë që më çon armë drejt kufirit dhe përfiton pesë lekë, por nuk kam respekt për asnjërin që pengon dërgimin e armëve””.

Lame thotë se ishte shumë e rëndësishme që armët që shkonin të front, pavarësisht se dikush mund të përfitonte materialisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori