LAJMI I FUNDIT:

Griezmann në Barcelonë: Episodi II

Griezmann në Barcelonë: Episodi II
Antoine Griezmann. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Pasi nuk arriti ta marr verën e kaluar, Barcelona do të kthehet në sulm për Antoine Griezmannin në këtë afat kalimtar që po vije. 

Francezi kishte njoftuar për vendimin e tij për të qëndruar në Atletico Madrid, në një program televiziv, pas një telenovele të gjatë, ku thuajse transferimi ishte mbyllur.

Që nga ajo kohë, Barcelona e mbylli interesimin e tyre për Griezmannin, por eliminimi nga Liga e Kampionëve, me një rezultat poshtërues ndaj Liverpoolit ka bërë që bordi i klubit të ndryshojë mendim.


Së fundmi janë rritur edhe paraqitjet zhgënjyese të Philippe Coutinhos dhe Ousmane Dembeles. Këto kanë bërë që klubi të mendojë.

Philippe Coutinho dhe Oussame Dembele. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Atletico mund ta pranojë largimin e tij

Ndryshe nga viti i kaluar, Atletico Madrid nuk do të bëjë gjithçka për të parandaluar Griezmannin që të bashkohet me Barcelonën, nëse marrin një telefonatë nga Blaugranat.

Klauzola e lirimit do të ulet nga 200 milionë euro në 120 milionë euro me 1 korrik.

Los Rojiblancos mund të mendojnë që të lirohen edhe nga paga e francezit që është 21 milionë euro, shkruan Marca.

Antoine Griezmann. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Ky transferim do ta favorizonte Barcelonën për garat evropiane, pasi që ata tashmë kanë investuar 75 milionë euro në Frenkie De Jongub dhe shpresojnë të shpenzojnë edhe rreth 70 milionë euro në Matthijs De Ligt.

Lojtari

Pas një sezon zhgënjyes të Atletico Madridit, të cilët u larguan nga Liga e Kampionëve nga Juventusi, Griezmann mund ta ndërrojë mendjen për Barcelonën.

Sipas Le Parisien, lojtari gjithashtu është i gatshëm ta shkurtojë pagën për ta lënë Atleticon që të kalojë në Camp Nou.

Griezmann kundër Barcelonës . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Megjithatë, tifozët e Barcelonës nuk e kanë harruar mënyrën se si ai e a refuzuar në të shkuarën klubin e tyre.

Ai mori fishkëllima në udhëtimin e tij të fundit në Camp Nou si rezultat i refuzimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori