LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Zëri i Kosovës për të kërkuar drejtësi u paraqit edhe në Bienalen e Venedikut

Veseli: Zëri i Kosovës për të kërkuar drejtësi u paraqit edhe në Bienalen e Venedikut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në hapjen e pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, ku artisti i mirënjohur Alban Muja, ka paraqitur projektin e tij “Family Album” që përshkruan vuajtjet e shqiptarëve gjatë luftës.

Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, Kryeparlamentari Veseli ka thënë se edhe 20 vjet pas luftës, mijëra shqiptarë janë të zhdukur ndërsa kriminelët serbë shetisin të lirë.

Ai tha se krahas hapave për formimin e Tribunalit Ndërkombëtarë për gjykimin e kriminelëve serbë, Kosova do të paraqesë rrëfimet e saj të luftës në mbarë botën edhe nëpërmjet artit e kulturës, për çka e ka falënderuar Ministrinë e Kulturës dhe artistët për kontributin e dhënë.


“Në prag të 20 vjetorit të çlirimit, shteti ynë ende ka shumë plagë të hapura ku mijëra persona u vranë e zhdukën, ndërsa kriminelët serbë të këtyre vrasjeve janë ende të lirë. Zëri i Kosovës për të kërkuar drejtësi sot u paraqit edhe në Pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venedikut, nëpërmjet paraqitjes së artistit tonë Alban Muja dhe komisioneres Arta Agani. Në rrugën tonë të pakthyeshme për të kërkuar drejtësi për viktimat e luftës, një ndihmë të jashtëzakonshme do ta japin edhe Ministria e Kulturës dhe artistët, nëpërmjet paraqitjeve të tyre brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruar Veseli.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori