LAJMI I FUNDIT:

Misteri i shkëmbit, shpërblim për atë që ndihmon në deshifrimin e shkrimit (Video)

Misteri i shkëmbit, shpërblim për atë që ndihmon në deshifrimin e shkrimit (Video)

Brigjet e gadishullit Plougastel-Daoulas në Bretanjë, mbajnë një mister të gdhendur në shkëmbinj.

Ai duket se daton nga shekulli i 18, por askush nuk e di se çfarë tregon ai.


Në përpjekje për të zgjidhur misterin, komuna ofron 2 mijë euro për këdo që mund të ndihmojë në deshifrimin e shkrimit.

“Duke parë nga fundi në fillim, vëmë re një datë 1786, dhe më pas një tufë shkronjash të alfabetit tonë dhe gjithë këto të tjerat. Janë gjithsej 20 radhë”, thuhet në njoftim.

Shënimi është një mister, ndaj autoritetet e kanë bërë këtë apel.

Tek shkëmbi mund të arrihet vetëm në baticë. Ai është në një pikë që ngrihet mbi det.

Shkronjat janë të shumta por ka edhe vizatime, mes të cilëve një varkë dhe shafran. Në të, janë gdhendur edhe dy data 1786 dhe 1787.

“Ne menduam se ndoshta ka njerëz në botë që kanë punuar apo që kanë bërë kërkime dhe ndoshta mund të gjejnë edhe zgjidhjet. Ndaj zgjodhëm që në vend që të vazhdojmë të kërkojmë dhe të mos zbulojmë se çfarë shkruhet atje, të hapim një konkurs të tillë”, tha Dominique Cap, kryebashkiak i Plougastel Daoulas.

Disa njerëz mendojnë se shkrimi është bask, por të tjerë mendojnë se është një gjuhë e vjetër lokale.

Sidoqoftë, gjuhëtarët, historianët, akademikët, studentët apo thjeshtë të apasionuarit pas fushës, janë ftuar të ndihmojnë në zgjidhjen e enigmës dhe kanë kohë deri më 30 nëntor për të paraqitur variantin e tyre.

Më pas do të caktohet një juri, që do të zgjedhë shpjegimin më të besueshëm dhe për të dhënë çmimin.

Në trend Fun

Më shumë
Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Kalo në kategori