LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për rastet “Titanik”, “Titanik 3” dhe “Magyar Telekom”

Seanca gjyqësore për rastet “Titanik”, “Titanik 3” dhe “Magyar Telekom”

Sot në Gjykatën Penale në Shkup do të mbahen seanca gjyqësore për lëndët “Magyar Telekom”, “Titanik” dhe “Titanik 3”.

Gjykimi për rastin “Magyar Telekom” do të vazhdojë me dëshminë e profesorit Borçe Davitkovski. Seanca e fundit është shtyrë për shkak të problemeve shëndetësore të dëshmitarit Stevica Josifovski, ndërsa ai, sipas kërkesës së prokurores Lile Stefanova, do të dëshmojë më 19 qershor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti “Titanik” gjendet në procedurën e dëshmive, ndërsa jepen dëshmi të propozuara nga PSP-ja. Bëhet fjalë për rreth 5,900 dëshmi materiale. Prezantohen dokumente personale, si kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve, deklarata për persona të plotfuqishëm, ekstrakte nga llogaritë, vërtetime dhe dokumente tjera.


Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, në lëndën “Titanik” të akuzuar janë edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeki, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov , Dalibor Aleskoviç dhe Lenka Rashajkovska.

Ata akuzohen për shoqërim kriminel, shkelje të të drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor si dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës.

Gjykim sot duhet të mbahet edhe për rastin “Titanik 3” në të cilin të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI-ja. Ata akuzohen se si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair në zgjedhjet lokale në vitin 2013 kanë shkatërruar material zgjedhor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori