Me rastin e 3 Majit-Ditës ndërkombëtare të lirisë së medias, Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit (departamenti i Shkencave të Komunikimit) i Universitetit të Evropës Juglindore, organizoi panel diskutimi në temën “Shtypi i lirë – faktor kyç në zhvillimin e një shoqërie demokratike”.
Ky organizim u bë si një mundësi për të tërhequr vëmendjen për rolin e rëndësishëm që ka shtypi i lirë dhe i paanshëm në një shoqëri demokratike.Në këtë diskutim ishin prezent studentë dhe profesorë të universitetit si dhe 4 gazetarë apo opinionistë të cilët patën rastin të mbajnë fjalime të tyre duke shprehur ide dhe informacione rreth temës në diskutim, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata ishin të mendimit se në Maqedoni ende nuk ekziston plotësisht liria e të shprehurit të mediave.
Kam mendimin se në Maqedoni mediat janë kthyer në plotësues të dëshirave të publikut, në vend që ne të bëheshim ato që do t’u tregojmë se ç’farë është etike, ç’farë është morale dhe ç’farë është gazetari e vërtet qytetarëve, ne japim atë që kërkojnë qytetarët.Ky ndoshta është ai gabimi që ne në këtë mënyrë mundohemi të rrisim shikueshmërinë e të dukemi më atraktivë duke ofruar atë që është e modës edhe pse jo gjithmonë është morale.- flet gazetarja e radio televizionit të Maqedonisë, Migena Gorenca.
Mendimit të saj iu bashkëngjit edhe gazetari Sasho Ordanoski i cili tha sot procesi gazetaresk është në një krizë të thellë, me identitetin e vetë së pari dhe me atë se si e pranon publiku.Sot nëse shkruan një lajm për Kim Kardashian do marrë më shumë klikime dhe do ketë më shumë shikueshmëri se sa për zgjedhjet presidenciale.
Fjalimit nuk i munguan edhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore Abdylmenaf Bexheti, kryeredaktori i TV Shenja, Ismail Sinani, zëvendësdrejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, Harun Ibrahimi./Aroma Aliti/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City