LAJMI I FUNDIT:

Flamurtari mposht në udhëtim Gjilanin dhe e zhyt në zonën e barazhit

Flamurtari mposht në udhëtim Gjilanin dhe e zhyt në zonën e barazhit
Foto: SC Gjilani/Facebook

Flamurtari ka arritur të marr një fitore të madhe në udhëtim te Gjilani me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët ishin më kërkues dhe patën më shumë raste për gol.


Rastet më të mira ishin ai Ansi Nika (8′, 42′) dhe Semir Hadzibulic (34′), por asnjëra nuk gjeti cakun, ndërsa në minutën e parë Fiton Hajdari u pengua në zonë nga Angel Granchov, por gjyqtari Kreshnik Vula lejoi që ndeshja të vazhdoj.

Në pjesën e dytë, përsëri vendasit e Gjilanit ishin më të mirë duke tentuar disa herë të gjejnë golin, por disa goditja nuk gjetën cakun dhe disa të tjera u mohuan nga portieri Flamur Neziri.

Kur Gjilani dominonte me posedim dhe raste, Flamurtari shfrytëzoi për mrekulli një kundërsulm të shpejt dhe në minutën e 62-të i befasoi duke shënuar me anë të Shend Kelmendit për 1-0.

Deri në fund të ndeshjes, Gjilani provoi edhe disa herë të gjej golin e barazimit, por pa pasur sukses dhe fitorja shkoi për ekipin kryeqytetas.

Pas kësaj fitore, Flamurtari e sheh veten në pozitën e shtatë me 38 pikë, ndërsa Gjilani në vendin e dhjetë me 35 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Gjilani udhëton te Ballkani, ndërsa Flamurtari e pret në shtëpi Drenicën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori