Ismet Temaj, Kadri Kryeziu, Naser Pajaziti, Bekim Berisha dhe Hamdi Hoti, janë në garë për rektor të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.
Kandidati Kadri Kryeziu ka thënë se nëse zgjedhet rektor i UPZ-së, do të punojë që ky universitet të pavarësohet.
“Po ashtu prioriteti im do të jetë hapja e masterit dhe doktoratës për të gjitha drejtimet, si dhe Fakulteti i Mjekësisë”, tha Kryeziu për “PrizrenPress”
Ndërkaq, kandidati tjetër, Naser Pajaziti tha se nuk është në Kosovë.
“Jam në një udhëtim zyrtar, prandaj e kam të pamundur të hënën [dita kur mbahet intervistimi] me qenë në Prizren. Unë i kam informuar me kohë për këtë vizitë. Mirëpo ata më kanë lajmëruar me vonesë. Mendoj, se qëllimisht janë ngutur që të më nxjerrin nga gara”, tha Pajaziti.
Ndërkaq, Ismet Temaj, i cili aktualisht është ushtrues detyre i UPZ-së, nuk e ka hapur telefonin.
Universiteti i Prizrenit nga muaj maji i viti të kaluar ka mbetur pa rektor.
Zgjedhja e rektorit të ri të UPZ-së, Ismet Temaj ishte kontestuar nga ish-rektori, Ramë Vataj, duke e quajtur të paligjshëm.
Ai pretendonte se kundërkandidati i tij, Temaj, ishte përzgjedhur në mënyrë të parregullt, pasi nuk kishte anëtarë të mjaftueshëm të Këshillit Drejtues në kohën e votimit.
Rasti përfundoi në Gjykatën Themelore të Prizrenit, i cili pezulloi përzgjedhjen.
Këshilli Drejtues, ndërkaq në dhjetor të vitit të kaluar pati zgjedhur Ismet Temajn për ushtrues detyre të rektorit të UPZ-së. Po ashtu, në këtë mbledhje Këshilli Drejtues ka anuluar vendimin e datës 22.05.2018 për zgjedhjen e rektorit.
Intervistimi i kandidatëve mbahet të hënën (nesër).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare