LAJMI I FUNDIT:

Sondazh: Cila është skuadër më e mirë: Borussia Dortmundi në 2012, Monaco në 2016 apo Ajaxi në 2019?

Sondazh: Cila është skuadër më e mirë: Borussia Dortmundi në 2012, Monaco në 2016 apo Ajaxi në 2019?

Pothuajse në çdo sezon të Ligës së Kmapionëve shohim klube që janë relativisht të vogla dhe konsiderohen autsajder, por që arrijnë shumë në këtë garë.

Sot jemi dëshmitarë të historisë që është duke e shkruar ekipi aktual Ajax.


I mbushur me talente të reja që nuk kanë frikë, me një trajner si Erik ten Hag që fal taktikave të tij janë vetëm një hap larg nga finalja e Ligës së Kampioneve.

Ata e kanë eliminuar Juventusin dhe Real Madridin, për të fituar pastaj edhe ndaj Tottenhamit në gjysmëfinalen e parë, me golin e Danny van de Beek (1-0).

Në fakt, shumë e kanë quajtur Ajax si një nga skuadrat më të mira të sezonit, që ka ngjallur një debat të shkëlqyeshëm.

Aty janë futur edhe Borussia Dortmund e viti 2012 dhe Monaco e vitit 2016.

Borussia Dortmund e vitit 2012

Së pari e kemi ekipin e Borussia Dortmundit nga viti 2012, nën drejtimin e Jurgen Klopp.

Robert Lewandowski ishte golashënuesi më i mirë i klubit me 36 gola në të gjitha garat, ndërsa Marco Reus dhe Mario Gotze kontribuuan me 35 gola.

Ishte një treshe sulmuese që fitoi të zemrat, por linja mbrojtëse me Hummels, Subotic, Piszczek dhe Schmeltzer ishte po aq mbresëlënës.

Ata e fituan titullin në Bundesliga dhe luajtën në finale të Ligës së Kampionëve.

Monaco e vitit 2016

Pastaj e kemi ekipin e Monacos të vitit 2016, me disa nga talentet më të mëdha në futbollin botëror.

Djemtë e Leonardo Jardim fituan titullin e parë në Ligue 1 ps 17 viteve fal yjeve si Kylian Mbappe, Bernardo Silva dhe Radamel Falcao, dhe arritën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminuan emra si Manchester City dhe Borussia Dortmund.

Ishte pothuajse ‘krim’ kundër futbollit që ky grup i lojtarëve u nda mbetën vetëm Benjamin Mendy, Thomas Lemar dhe Fabinho, por që pastaj edhe këta u larguan.

Megjithatë, çfarë ekipi.

Sipas mendimit tuaj, cili është ekipi më i mirë? Borussia Dortmund në 2012, Monaco në 2016 apo Ajax në 2019?

Na tregoni duke votuar në sondazhin tonë të mëposhtëm, për ta kuptuar se si mendojnë tifozat shqiptarë të futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Superliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori