LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në veri me vetëm një parti serbe në garë, shkak frikësimi (Video)

Zgjedhjet në veri me vetëm një parti serbe në garë, shkak frikësimi (Video)

Fakti që vetëm Lista Serbe është parti nga ky komunitet që garon për zgjedhjet e 19 majit për kryetar të katër komunave, tregon se eksiton frika që atje të shpallet tjerë kundër kandidat serb. Kështu  thonë njohësit e zhvillimeve politike dhe të sigurisë në vend.

Mbarëvajtja e zgjedhjeve të 19 majit në katër komunat veriore të vendit, pritet të kalojë pa incidente.


Sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Avni Islamit, Serbia nuk është e interesuar  që të krijojë parregullsi atje, ngase do të ishte përgjegjësi direket e saj.

“Aktualisht edhe Kosova edhe Serbia po mundohet ta paraqesin veten si paqeruajtës dhe të interesuar që të zgjidhet çështja e Kosovës përfundimisht. Pra, në këtë rast as Serbia nuk është e interesuar të ketë incidente në veriun e Kosovës, sepse kështu do të jetë përgjegjësi direkte e saj”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Avni Islami.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se krahas zgjedhjeve të kaluara, në këto zgjedhje është bërë regres, ngase vetëm një parti serbe po konkurron për kryetar komune atje. E kjo për shkak të frikësimit.

“Kemi shënuar një regres, sepse ka garuar vetëm një subjekt politik serb e që në bazë të informatave që kemi nga atje, mund të vlerësohet se kemi pasur frikësim sidomos pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit atje. Pra zgjedhjet nuk do të jenë të lira pasi iu është pamundësuar garimi subjekteve tjera, ndonëse jo zyrtarisht por në bazë të mbështetjes që i ka dhënë Beogradi Listës Serbe”, deklaroi Eugen Cakolli.

Duke folur për fushatën zgjedhore që do të filloi me 13 maj, ai tha presin një fushatë të qetë pa incidente të cilat do të cenonin integritetin e procesit zgjedhor.

Ndërkaq në hedhjen e shortit të renditjeve të partive politike, nga KQZ, në garën zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë numrin 60, PDK 61 e Lista Serbe 62./Telegrafi/