LAJMI I FUNDIT:

BDI: Të votojmë për NATO, BE dhe barazi gjuhësore

BDI: Të votojmë për NATO, BE dhe barazi gjuhësore

Nëpërmjet një njoftimi të Bashkimit Demokratik për Integrim thuhet kjo parti “mbështet fuqishëm kandidaturën konsensuale të kandidatit të përbashkët për president Stevo Pendarovski në rrethin e dytë zgjedhor më 5 maj”.

Sipas BDI-së Maqedonia e Veriut ka nevojë për president që përkrah integrimin e vendit në NATO, anëtarësimin e vendit në BE që përkrah marrëveshjen e Ohrit dhe barazinë gjuhësore dhe që gjen partneritet në Washington dhe Bruksel, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të lejojnë fitoren e një kandidati që nuk e njeh Marrëveshjen e Prespës, nuk e njeh barazinë gjuhësore dhe Marrëveshjen e Ohrit dhe që nuk angazhohet për NATO dhe për BE”, thonë nga BDI.


Ata shtojnë se më 5 maj vendoset midis të bardhës dhe të zezës, midis të ardhmes dhe të kaluarës, midis integrimit dhe izolimit, midis barazisë dhe monoetnicitetit, midis perspektivës dhe regresit, midis perëndimit dhe lindjes.

“Abstenimi ndihmon OBRM-PDUKM-në opozitare. Abstenimi sjell krizë presidenciale dhe parlamentare. Abstenimi rrezikon NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Abstenimi as nuk bën president të përkohshëm e as nuk dënon ndonjë parti, por nxit krizë dhe zgjedhje”, kumtojnë nga BDI duke cekur se qëndrimi në shtëpi më 5 maj rrezikon NATO-n dhe BE-në si dhe miqësinë me Washingtonin dhe Brukselin dhe barazinë gjuhësore.

Nga BDI bëjnë thirrje që më 5 maj të vërshohen kutitë për të siguruar të ardhmen euroatlantike dhe shoqëri të barabartë për të gjithë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori