Analisti gjerman Bodo Weber, që është bashkëpunëtor i lartë i Institutit Transatlantik të Këshillit për Politikën e Demokratizimit, tha shpreson që takimi i Berlinit i organizuar nga kancelaria Angela Merkel dhe presidenti Emmanuel Macron, shënon përfundimisht “vdekjen e idesë për shkëmbim territoresh”, në mes te Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se takimi dha “rezultatet që ishin realisht të mundshme – fillimin e një nisme të re të vendeve kryesore të Bashkimit Evropian për të marrë udhëheqjen për t’i dhënë fund një periudhe dyvjeçare të së ashtuquajturës ‘faza përfundimtare’ e bisedimeve, që në sajë të kryenegociatores se BE-së, Frederica Mogherini, shkoi në një drejtim krejtësisht të gabuar dhe përfundimisht u bllokua, dhe për të shkuar drejt një rivendosjeje të plotë të negociatave”.
Weber tha për “Zërin e Amerikës” se “ishte e qartë që rifillimi nuk do të ndodhte në Berlin. Nuk mendoj që do të ndodhë as në Paris në takimin e radhës me 1 korrik. Me gjasë do të ndodhë vetëm pasi që trashëgimtari i zonjës Mogheirni të marrë detyrën në vjeshtë”.
Vëzhguesit dhe analistët e kanë cilësuar takimin e Berlinit edhe si një goditje nga zonjës Mogherini për shkak të qasjes së saj ndaj ideve për korrigjim kufijsh dhe shkëmbim territoresh.
“Përfundimisht ishte një flakaresh. Federica Mogherini përfundoi duke qenë më shumë një spektatore sesa një pjesëmarrëse. Dhe kjo pas dy vjetësh gjatë të cilave ajo ndryshoi rolin e saj si drejtuese e negociatave duke i rrëmbyer ato, duke mbajtur të painformuar kryeqytetet e Bashkimit Evropian dhe në një mënyrë duke e shndërruar veten në një aleate të presidentit (Aleksandër) Vuçiç dhe presidenti (Hashim) Thaçi, në vend që të mbroje interesat e BE-së kundrejt rajonit të Ballkanit”, tha Weber.
Ai shpreson që takimi “shënoi po ashtu vdekjen përfundimtare të idesë për shkëmbim territoresh, ndonëse duket që presidenti Macron ka nevojë edhe për pak kohë për të kuptuar përse kjo ide e rrezikshme duhet dhe duhej të ndalej me çdo çmim”, tha ai. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?