Përplasje të shumta verbale u zhvilluan të premten gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar, në mes të Presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe anëtarëve të tjerë të këtij Komisioni.
Qëllimi i kësaj mbledhje ishte raportimi i Presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, e cila nuk shkoi siç edhe ishte paraparë.
Analistët e çështjeve politike duke folur për Telegrafin debatin e vlerësuan të një niveli shumë të ultë, me tema zhgënjyes për opinionin.
Analisti dhe njohësi i çështjeve politike Belul Beqaj tha se synimi për të zbardhë të vërtetën për skandalin më të dëmshëm në fushën e drejtave njerëzore që ka ndodhë me deportimin kidnapues të shtetasve turq nuk është arrit.
Sipas tij, presidenti Thaçi i frikësohet publikimit të vërtetës për rolin e paevitueshëm që e ka pasur ai në këtë skandal.
“Zëvendësimi i tezës së kryetarit për të formuar Komisionin që do të kishte për qëllim hetimin e Komisionit që edhe atë e ka marr në pyetje më krijoi përshtypjen se ai tmerrësisht i frikësohet publikimit të vërtetës për rolin e paevitueshëm që e ka pasur në këtë skandal”, ka thënë Beqaj.
Analisti Beqaj po ashtu tha se presidenti i vendit është sjell si monark.
“Ai në takim është sjell si monark që është mbi ligjin dhe të vërtetën. Aty nuk u kontestuan faktet por kush i ka argumentuar faktet, kjo është ofenduese për një kryetar që tërë karrierën e ka ndërtuar duke mashtruar qytetarët dhe ndërkombëtarët. Ai dhe poltronët rreth tij s’po kuptojnë se e vërteta për të bëmat e tij, herë do- kurdo del në shesh. Dhe e vërteta për Hashim Thaçin do të ketë përfundim të kobshëm”, tha tutje ai.
Ndërsa, politologu Ramush Tahiri theksoi se në këtë debat nuk kishte nivel profesional, nuk respektohej as rregulla e mirësjelljes dhe as dispozitat ligjore dhe Kushtetuese.
Sipas Tahirit, kur merren krerët e lartë të shtetit në pyetje duhet të jetë një mbledhje e veçantë dhe të shkojë çdo gjë e mbyllur, pasi opinionit duhet t’i drejtohen me një komunikatë.
“Debati i djeshëm në Komision me presidentin ishte nivel shumë i ultë, me tema përshkrues zhgënjyes për opinionin. Duket që ka qenë i përgatitur shumë keq edhe nga sekretaria, pasi nuk i pasur parametrat themelor për t’u mbajtur një debat i tillë. Në këtë fazë të gjithë anëtarët e komisionit për çështje të caktuara duhet të kalojnë certifikatën e sigurisë dhe duhet të nënshkruajnë dokumentin përkatës për ato që kanë të bëjnë me ato që paraqiten, dëgjohen ose shqyrtohen dhe që janë të sigurisë të lartë për vendin si dhe që rrezikojnë vendin ose shërbimet në ato që janë të përshirë. Presidenti në këtë rast ka të drejtë të bëjë pyetje dhe të sqaroj çështjet e sigurisë”, u shpreh ai.
Tahiri gjithashtu potencoi se Presidenti çdo herë para se të flas diçka duhet t’ia tërheq vërejtjen anëtarëve nëse ka për të thënë diçka të ndjeshme.
“Komisioni duhet të marr përgjegjësi për pasojat që mund të ndodhin sepse presidenti është i detyruar ose jo, me ligj dhe Kushtetutë të thotë diçka për të cilën e konsideron që është e fshehtë”, tha ndër të tjera, Ramush Tahiri.
Ndryshe, debati i së premtes në Komisionin Hetimor Parlamentar, i cili u mbajt në Kuvendin e Kosovës, filloi në orën 13:00 për të përfunduar pa raportimin e presidentit rreth orës 16:00, me një orë pushim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje