LAJMI I FUNDIT:

Thaçi-Kurteshit: Më je lutur si zvarranik kur je bërë Avokat i Popullit

Thaçi-Kurteshit: Më je lutur si zvarranik kur je bërë Avokat i Popullit

Presidenti Hashim Thaçi në komisionin për hetimin e rastit të shtetasve turq, i është referuar ligjit duke thënë se eksperti nuk duhet të ketë lidhje me njërin nga anëtarët e komisionit.

“Këtë e ka propozuar Sami Kurteshi. Dhe edhe sado që të jetë ekspert profesional ai nuk mund të jetë i paanshëm sepse lidhja personale, apo intime me z.Kurteshi bënë që ai të mos jetë i anshëm”, ka thënë Thaçi.


Presidenti Thaçi thotë se Komisioni Hetimor ka bërë shkelje të ligjit duke angazhuar ekspert të huaj
Lexo po ashtu Presidenti Thaçi thotë se Komisioni Hetimor ka bërë shkelje të ligjit duke angazhuar ekspert të huaj

Ndaj kësaj ka reaguar deputeti Sami Kurteshi duke i thënë se Thaçi po e bënte atë diskutim pasi që nuk kishte dashur që ky i fundit të bëhej avokat i popullit.

“Arsyeja e Thaçit, që po e bënë këtë është se nuk ka dashur që unë të bëhesha avokat i popullit. Ka bërë edhe telefonata për këtë”, është shprehur ai.

Përplasje në Komisionin hetimor mes Kurteshit dhe Thaçit (Video)
Lexo po ashtu Përplasje në Komisionin hetimor mes Kurteshit dhe Thaçit (Video)

Presidenti ka reaguar duke i thënë se ai e kishte zgjedhur avokat.

“Ke luftu si zvarranik. Unë të kam bërë avokat”, i ka thënë Thaçi Kurteshit./Telegrafi/