LAJMI I FUNDIT:

Përplasje në Komisionin hetimor mes Kurteshit dhe Thaçit (Video)

Përplasje në Komisionin hetimor mes Kurteshit dhe Thaçit (Video)

Me përplasje të shumta ka filluar mbledhja e Komisionit Hetimor ku do të raportoi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për depërtimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Përplasja filloi kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar deputetit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, duke thënë se “Eksperti i angazhuar për hetimin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq është mik i tij”, tha ai.


Thaçi ‘përplaset’ edhe me deputetin Xhelal Sveçla, nuk u përgjigjet pyetjeve të tij
Lexo po ashtu Thaçi ‘përplaset’ edhe me deputetin Xhelal Sveçla, nuk u përgjigjet pyetjeve të tij

I menjherëshëm ka qenë reagimi i deputetit të Vetëvndosjes, Sami Kurteshi, i cili mohoi akuzat e presidentit Thaçi.

“Ti je njeriu më i poshtër, ti po shpifë”, tha Kurteshi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë debatit me deputetin e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi /Foto: Ridvan Slivova

Pas këtyre fjalëve ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa. I cili kërkoi nga deputeti i VV-së, Sami Kurteshi që të ketë kujdes me fjalët dhe sjelljet.
“Sami Kurteshi kujdes me fjalët, të gjithë e dinë se çfarë ke bërë”, tha ai.

Pas kësaj, Kurteshi ka reaguar sërish duke i thënë deputeti të PDK-së, Hajdar Beqa që të mos përfshihet në debat.

“Ti mbylle gojën, nuk mund të flasësh, presidenti Thaçi është njëri i poshtër”, deklaroi ai.

Debati ndërmjet presidentit, Hashim Thaçi dhe deputetit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi është duke vazhduar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori