LAJMI I FUNDIT:

Allegri flet për ndeshjen ndaj Interit: Duhet të jemi të kujdesshëm me Icardin, i ka shënuar gjithmonë Juventusit

Allegri flet për ndeshjen ndaj Interit: Duhet të jemi të kujdesshëm me Icardin, i ka shënuar gjithmonë Juventusit
Massimiliano Allegri thotë se lojtarët e tij duhet të kenë kujdes nga Icardi. (Foto:Daniele Badolato - Juventus FC/ Getty Images/Guliver)

Derbi i madh italian mes Interit dhe Juventusit do të zhvillohet të shtunën mbrëma me fillim nga ora 20:30.

Juventusi në këtë takim vije si kampion i ri i Italisë, ndërsa Interit i duhet fitorja për të vazhduar e qetë në pozitën e tretë.


E për këtë takim trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri fillimisht ka thënë se nuk dëshiron të flas për të ardhmen e tij, duke folur për ndeshjen.

“Është ende shumë herët për ta diskutuar të ardhmen time. Në qershor do të diskutojë me drejtuesit për të ardhmen.


“Aktualisht po mendoj vetëm për ndeshjen ndaj Interit, ku është rikthyer edhe Chiellini, ndërsa jashtë do të jetë Bentacur pasi ka probleme fizike”, tha Allegri.

Tekniku toskan ka lavdëruar sulmuesin e Interit, Mauro Icardin duke thënë se duhet të jenë të kujdesshëm pasi i ka shënuar gjithmonë Juventusit.

“Icardi është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe i ka shënuar gjithmonë Juventusit. Nëse luan nesër, duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi mund të shënojë sërish, ndërsa nëse nuk luan, nuk mund të shënojë”, përfundoi Allegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori