LAJMI I FUNDIT:

Ekzekutoi gra dhe fëmijë emigrantë, vrasësi serik terrorizon Qipron

Ekzekutoi gra dhe fëmijë emigrantë, vrasësi serik terrorizon Qipron

Policia qipriote po kërkon për gjetjen e më shumë viktimave të një vrasësi serik që po trondit ishullin mesdhetar.

Kjo ngjarje i ka ekspozuar autoritetet ndaj akuzave për “indiferencë kriminale”, për shkak se gratë e vdekura ishin të huaja.


Partia kryesore e opozitës, AKEL , bëri thirrje për dorëheqjen e ministrit të drejtësisë dhe shefit të policisë.

Policia po kërkon tri vende të ndryshme në perëndim të kryeqytetit Nikosia, për viktimat e vrasësit të dyshuar, një oficer ushtrie 35-vjeç, i cili ndodhet në paraburgim prej një jave.

Trupat e tre grave, ku dy prej tyre thuhet se janë filipinase, u gjetën nga policia, përcjell tch.

Burimet e policisë thanë se i dyshuari kishte treguar vendndodhjen e trupit të tretë, gjetur të enjten, dhe kishte thënë se personi ishte “ose indiane ose nepaleze”.

Policia tha se po kërkon për katër persona të tjerë, duke përfshirë dy fëmijë, bazuar në dëshminë e të dyshuarit.

“Këto gra erdhën këtu për të fituar jetesën, për të ndihmuar familjet e tyre. Ata jetonin larg familjeve të tyre dhe toka i gëlltiti ato. Askush nuk ishte i interesuar “, tha për Reuters, ligjbërësi i AKEL-it Irene Charalambides.

Vrasja e parë u denoncua nga një 70-vjeçar nga Qiproja dhe ai është marrë në pyetje.

Trupat e dy grave filipinase u gjetën këtë muaj, ndërkohë që ishin zhdukur në maj dhe gusht të 2018. Gruaja e tretë u gjet vetëm 14 km larg një miniere.

Policia tani është duke kërkuar për trupin e një 6-vjeçarje, që është vajza e një prej viktimave të gjetur fillimisht. Emri i vrasësit serik ende nuk është bërë publik, kjo për shkak të ligjeve që ka Qipro.

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori