Përgjithësisht ndër romakët e lashtë, madje edhe ndër shumicën e italianëve të ditëve tona, qiparisi është trajtuar dhe konsiderohet si diçka e kobshme, kobndjellëse, si simbol vdekjeje. Veç të tjerash, qiparisi është njehsuar me zinë, me vdekjen, sepse ngjyra e blertë e errët e gjetheve të tij afrohet me ngjyrën e zezë, si zëdhënëse simbolike e zisë. Përveç kësaj, kur krasitet, qiparisi nuk e përtërin më trungun, prandaj është njehsuar me vdekjen. Ndoshta për këto karakteristika qiparisat janë mbjellë në shumë varreza.
Ndërkohë ndër shqiptarët e shoqërisë tradicionale, qiparisi ka përcjellë simbolikisht kuptime të tjera me më shumë dritë optimizmi për jetën.
Në disa këngë folklorike të shqiptarëve të shoqërisë paramoderne, dhëndri krahasohet me “qiparisin e hollë e të gjatë”, ndërsa nusja me “hardhinë e bardhë”.
Në një këngë mjaft të përhapur ndër arbëreshët e Italisë Jugore, veç të tjerash, thuhet:
Shumë u desh vasha me trimin,
Shumë u desh trimi me vashën,
Vashën e vunë në një fushë,
E vunë trimin në një kodër,
Trimi u bë një qiparis,
Vasha u bë hardhi e bardhë.
Rritu, rritu hardhi e bardhë,
Mu pështill rreth qiparisit,
E mu bëfshi pemë bashkë.
Kur shohin krushk me nusen,
Marrin një degë qiparis,
Sa të bëjmë flamurin,
Kur shohin krushk e dhëndër,
Marrim një fletë të hardhisë së bardhë,
Sa të bëjmë dy kurora,
Dhe ndër mot e bukura,
Si sot dhe për shumë mot.
Në përfytyrimet poetiko-folklorike të shqiptarëve në shoqërinë tradicionale, burri duhej të kishte cilësitë kryesore të qiparisit.
Në krijimtarinë artistiko-folklorike të shqiptarëve të shoqërisë paramoderne, domethënë në mendësinë e tyre kurora e martesës përgatitej me degë dafine dhe ulliri, me lule shumëngjyrëshe nga më të bukurat që kishte stina, me degë qiparisi dhe gjethe hardhie, por edhe me degë me gjemba.
Çdo element që përbënte kurorën e martesës përcillte simbolikisht mesazhe të caktuara.
Dega e dafinës nënkuptonte triumfin që kishte arritur çifti i ri mbi baticën e emocioneve që shpien kah mëkatet, duke ruajtur virgjërinë deri ditën e martesës.
Dega e ullirit simbolizonte ëndrrën dhe urimin që çifti i ri të jetonte, të realizonte misionet e veta në mjedise të paqme, jo vetëm familjare, por edhe më gjerë.
Lulet shumëngjyrëshe nënkuptonin për çiftin e sapomartuar një jetë sa më të begatë, me sa më shumë suksese të shumëllojshme në gjithçka.
Gjembat në kurorën e martesës simbolikisht përfaqësonin tërheqje vëmendjeje për të sapomartuarit, që të vetëdijesoheshin sa më shpejt, se krijimi dhe funksionimi i familjes së re, se jeta familjare është e mbushur edhe me halle, me vështirësi të shumëllojshme, se sidomos mirërrita dhe edukimi i mirë i fëmijëve janë nga sfidat më të rënda. /Zyhdi Dervshi, “Lente të ndërveprimit simbolik”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje