Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, me ftesë të Odës Ekonomike Gjermano – Kosovare ka qenë folës në platformën “Business Talks”, ku ka bashkëbiseduar me bizneset, duke treguar për prioritetin kryesor që është mbështetja e prodhuesve dhe fuqizimi i tyre.
Shala ka theksuar se prioritet absolut në mandatin e tij ka qenë, është dhe do të mbetet përkrahja e prodhimit vendor. “Jam thellësisht i bindur se me një sektor privat të qëndrueshëm dhe konkurrent dhe një prodhimtari kualitative ne mund ta zhvillojmë ekonominë dhe ta rrisim prodhimit duke forcuar shtetin. Vendimet e MTI-së kanë prek direkt prodhuesin tonë, fermerin tonë në përgjithësi ekonominë e vendit tonë dhe si rezultat i vendimeve tona, i shohim këto me rritje të numrit të të punësuarve, me rritje të kualitetit të prodhimit”, theksoi Shala.
Ministri ka folur edhe për investime të huaja, duke përmendur ndryshimet që janë bërë në Ligjin për Investime Strategjike që kanë ndikuar në rritjen e kërkesave për të investuar në Kosovë.
“Për më tepër jam shumë i entuziazmuar t’iu tregoj që tashmë kemi filluar me implementimin e ligjit për investime strategjike që ka hyr në fuqi në vitin 2017, dhe viti 2018 ka shkuar për shkak të një udhëzimi administrativ që ka qenë shumë i vështir për tu plotësuar nga bizneset. Me marrjen e detyrës në tetor të vitit të kaluar, kam iniciuar procedura për ndryshim të këtij udhëzimi dhe ka hyr në fuqi në janar të këtij vitit, dhe nga ajo kohë kemi 12 biznese që kanë aplikuar apo janë në proces të aplikimin. Një vetëm e ka marr statusin e investitorit strategjik “Sowi Kosovo LLC” që planifikon investimin e 169 milionë eurove në energji me erë dhe është investimi më i madh direkt që ka ndodhë në Kosovë nga një investitor privat”, tha Shala.
Ministri Shala ka folur para të pranishmëve edhe për ofertën që ia ka bërë gjigantit gjerman për prodhimin e veturave “Volkswagen”, që u vlerësua shumë nga të pranishmit, si rasti i parë që një ministër merr hapa konkret për ta ftuat një investitor të huaj.
Po ashtu Shala përmendni faktin se Gjermania është partneri kryesor ekonomik i Kosovës dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe përmes Odës Gjermano-Kosovare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani - Fito pagë mujore gjatë studimeve
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Ladies Night me filmin “Back to Black“ me datë 9 Maj në Cineplexx Prishtina
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?