LAJMI I FUNDIT:

BE-ja synon të vendos tarifa të reja tregtare kundër SHBA-së

BE-ja synon të vendos tarifa të reja tregtare kundër SHBA-së

Bashkimi Evropian po shqyrton vendosjen e tarifave të reja prej 20 miliardë dollarësh kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës si kundërmasë ndaj subvencioneve për avionët Boeing.

BE-ja ka nisur një konsultim publik në një listë prej 11 faqesh të importeve amerikane që mund të synojë për tarifa shtesë për mallrat nga çanta e deri tek helikopterët.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Daniel Rosario, tha se ekzekutivi evropian duhet të kërkojë nga një arbitër i Organizatës Botërore të Tregtisë që të përcaktojë nivelin e kundërveprimeve që mundet të vendoset për palën tjetër.


BE-ja pajtohet me kushtet për bisedime me SHBA-në për tregtinë
Lexo po ashtu BE-ja pajtohet me kushtet për bisedime me SHBA-në për tregtinë

“Në përgjithësi, lista përfaqëson një shumë afro 20 miliardë dollarë amerikanë të eksporteve amerikane në BE. Tani, kur është fjala për vendimin e mundshëm për nivelin e kundërmasave të SHBA-së, ky vendim duhet të merret i ndikuar nga vendimi përfundimtar i arbitrit të OBT-së që e presim në të ardhmen e afërt”, tha Rosario, përcjell Telegrafi.

Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë zhvilluar një luftë rreth 15 vjeçare në OBT duke akuzuar njëra-tjetrën për subvencione ndaj kompanive Boeing dhe Airbus.

Javën e kaluar, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, propozoi një listë prej shtatë faqesh për vendosjen e tarifave të reja me vlerë rreth 11 miliardë dollarësh mbi një sërë eksportesh të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Ekonomi
Kalo në kategori