LAJMI I FUNDIT:

BE-ja pajtohet me kushtet për bisedime me SHBA-në për tregtinë

BE-ja pajtohet me kushtet për bisedime me SHBA-në për tregtinë

Bashkimi Evropian miratoi kushtet për negocimin e një marrëveshjeje të re tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por refuzoi përfshirjen e produkteve bujqësore në bisedime.

Vendet anëtare kryesore të BE-së thanë se marrëveshja e re do të fokusohet kryesisht në heqjen e tarifave të mallrave industriale.


Komisionarja e BE-së për Tregtinë, Cecilia Malmstrom, është shprehur se do kontaktojë me homologun e saj amerikan për të përcaktuar kohën e nisjes së negociatave zyrtare.

“BE-ja është e bindur se marrëveshja do të jetë me përfitime reciproke, ashtu siç duhet të jetë çdo marrëveshje tregtare. Analiza ekonomike tregon se marrëveshja BE-SHBA për heqjen e tarifave mbi mallrat industriale do të rriste eksportet e BE-së në SHBA me 8 për qind dhe eksportet e SHBA-së në BE me 9 për qind. Një gjë tjetër e rëndësishme është angazhimi nga ana e komisionit për të shqyrtuar më tej potencialin ekonomik si dhe ndikimet mjedisore dhe shoqërore të marrëveshjes dhe kjo do të kryhet gjatë këtij viti dhe do të konsiderojë marrëveshjet tona ndërkombëtare si Marrëveshja e Parisit për Klimën”, thotë Malmstrom, përcjell Telegrafi.

Lufta tregtare SHBA-Kinë drejt fundit
Lexo po ashtu Lufta tregtare SHBA-Kinë drejt fundit

Pakti i tregtisë është rezultat i një marrëveshje të arritur në korrikun e kaluar nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe presidenti amerikan Donald Trump.

Trump vendosi tarifa prej 25 për qind mbi importet e çelikut dhe 10 për qind mbi aluminin e importuar nga BE-ja më 1 qershor.

Si kundërmasë, BE-ja vendosi tarifa për afro 2.8 miliardë euro mbi çelikun e SHBA-së, produktet bujqësore dhe produkte të tjera. /Telegrafi/