Asociacioni maqedonas i mediave ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore 2 se Televizioni “1Tv” duhet të dëmshpërblehet me 100 mijë euro ndërsa obligoi Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve që të publikojë çmimoren e televizionit.
Për këtë skandal të paparë që njollos procesin zgjedhor, Asociacioni Maqedonas i Mediave ku bëjnë pjesë televizionet kombëtare Alfa, Alsat, Kanal 5, Telma dhe Sitel, dorëzoi parashtresa pranë OSBE-së, Këshillit Gjyqësor, Komisionit anti-korrupsion dhe Komisionit Shtetëror Zgjedhor me të cilat shpreh habi nga vendimi i Gjykatës Themelore 2 dhe gjykatësja Suzana Donçevska e cila më 12 prill mori vendim joligjor që televizioni “1” të dëmshpërblehet me 100 mijë euro për një kërkesë jo-ekzistuese për program të paguar politik.
Përveç kësaj, Gjykata Themelore Shkupi 2 jep këshillë juridike se “1TV” duhet të parashtrojë ankesë për përcaktimin e së drejtës së Ndihmës së Përhershme në Para, të drejtës së kompensimit, si dhe kompensimit të dëmit nga dobia e lëshuar nga procesi zgjedhor. Televizioni 1 nuk kishte dorëzuar në afatin e parashikuar ligjor çmimoren për program të paguar politik gjatë fushatës zgjedhore me ç’rast nga KSHZ-ja nuk i ishte dhënë e drejta e transmetimit të programit të paguar politik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251