LAJMI I FUNDIT:

Seanca të reja për rastet “Talir”, “Arka” dhe “Spiuni”

Seanca të reja për rastet “Talir”, “Arka” dhe “Spiuni”

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca për lëndët e e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Talir”, “Arka” dhe “Spiuni”.

Në rastin “Talir” të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski të cilët ngarkohen për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “larje parash”, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për veprën “larje parash”. Për veprën e njëjtë, si subjekt juridik me aktakuzë është përfshirë edhe partia OBRM-PDUKM.


E akuzuara Elizabeta Çingarovska nuk gjykohet sepse ajo bëri marrëveshje me PSP-në, pranoi fajin dhe mori dënim me kusht, burg prej dy viteve, të cilin nuk do ta kryejë nëse në pesë vitet në vijim nuk kryen vepër tjetër penale.

Sipas PSP-së, të akuzuarit në mënyrë joligjore morën së paku 4,6 milionë euro për partinë, e më pas organizuan që ato para të paguhen në xhiro-llogari të partisë përmes fletëpagesave në emra të njerëzve të ndryshëm.

Në rastin “Arka”, i akuzuar i parë është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri në MPB, Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski.

Ata ngarkohen për keqpëdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe shkaktim të dëmit në buxhet në vlerë prej 862.045 euro për furnizim të pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe pajisje për shfrytëzimin e saj nga ndërmarrja nga Britania e Madhe.

Në gjykatë për sot është caktuar edhe seancë për lëndën “Spiuni”. Në procedurë të shkallë së parë për këtë rast u dënuan të gjithë 19 të akuzuarit. Dënimin më të lartë me burg e mori i dyshuari i parë Marjan Efremov, ndërsa mes të dënuarit për bashkëpunim me shërbimet e huaja sekrete janë edhe ish-gjenerali i njësisë “Luanët”, Goran Stojkov, ish-drejtori i Drejtorisë për parandalim të larjes së parave, Vane Cvetanov dhe ish-funksionari i lartë në DSK, Aleksandar Dinevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori