LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i ashpër me Mogherinin e Hahnin, kërkon nga BE-ja të refuzojë thirrjet për tragjedi të reja në Ballkan (Video)

Haradinaj i ashpër me Mogherinin e Hahnin, kërkon nga BE-ja të refuzojë thirrjet për tragjedi të reja në Ballkan (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sërish është treguar i ashpër në raport me Bashkimin Evropian, ku ka drejtuar akuza ndaj përfaqësueses së BE-së, Federica Mogherini dhe komisionarit evropian për Zgjerim, Johaness Hahn.

Hahn flet për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi - a mund të jetë brenda saj edhe çështja e shkëmbimit të territoreve?
Lexo po ashtu Hahn flet për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi - a mund të jetë brenda saj edhe çështja e shkëmbimit të territoreve?

Haradinaj ka thënë se Mogherini dhe Hahn i kanë humbur një vit BE-së dhe Ballkanit me deklaratat e tyre për korrigjim të kufijve.


Sipas tij, nëse nuk do të flitej për këtë temë, ndoshta marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të mund të arrihej.

“Me këta evropianë që po flasin për kufijtë e territore vetëm sa po shkojmë mbrapa, nuk po afrohem te marrëveshja. Unë nuk kam mandat negocim për një marrëveshje, parlamenti ka votuar delegacionin shtetëror,por nuk bëhet fjalë me u diskutua për çfarëdo marrëveshje që ka të bëjë me territore dhe që lëviz kufijtë e Kosovës.

Mogherini dhe Hahn duke e tolerua një logjikë të tillë ata ia kanë humbur një vit BE-së dhe Ballkanit sikur të mos kishin folur për kufij e për territore ndoshta do ta kishim një marrëveshje. Një deklaratë që e lë të hapur mundësinë e bisedimit të territorit dhe kufijve është vazhdim i politikës së gabuar të këtyre evropianëve që po shkojnë fatmirësisht”, deklaroi Haradinaj.

Ndryshe kryeministri ka reaguar edhe përmes një postimi në Twitter, ku ka shkruar se rikthimi i idesë së shkëmbimit të territoreve nga Johannes Hahn, është thirrje për tragjedi të reja në Ballkan, dhe përpjekje për ta sforcuar takimin që do të mbahet në Berlin.

“Rikthimi i idesë monstruoze të shkëmbimit të territoreve nga Johannes Hahn, vetëm disa ditë para takimit në Berlin, është një përpjekje e pashpresë dhe destruktive për ta sforcuar atë nga dera e pasme.

Qeveria e Kosovës dhe populli i saj, i mbajnë shpresat se kryeqytetet evropiane do të refuzojnë fuqishëm thirrjet për tragjedi të reja në Ballkan, dhe mbesim të përkushtuar për të arritur paqen dhe pajtimin përfundimtarë me Serbinë”, ka shkruar kryeministri në llogarinë e tij në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori