Një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe në linjë me marrëveshjen historike ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë Veriore është ende e mundur në vitin 2019, pavarësisht pengesave të rënda në muajt e fundit.
Kështu, ka thënë tha presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan mediumi prestigjioz britanik The Guardian, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, kujton The Guardian, Serbia ka refuzuar të njohë Kosovën si një shtet i pavarur që kjo e fundit shpalli pavarësinë në vitin 2008 pas pothuajse një dekade të administratës ndërkombëtare, pas një lufte të përgjakshme në vitet 1998-99.
Lufta, shkruan mediumi britanik, e nxitur nga një goditje brutale nga forcat serbe kundër shqiptarëve etnikë të Kosovës, la rreth 10,000 shqiptarë etnikë të vdekur para se një fushatë bombardimi 78-ditore e NATO-s të përfundojë konfliktin – qindra serbë u vranë në sulme hakmarrëse.
“Ne duhet të ulemi edhe me armiqtë tanë, por pa asnjë parakusht dhe të përpiqemi të dëgjojmë njëri tjetrin”, ka thënë Hashim Thaçi, president i Kosovës, në një intervistë për The Guardian, përpara një konference në Berlin më 29 prill.
Bisedimet midis dy vendeve janë pezulluar që nga nëntori, kur Kosova ka vendosur taksën prej 100% për mallrat nga Serbia.
Thaçi tha se nuk kishte asnjë plan për të hequr taksën, por theksoi nevojën për përparim të shpejtë.
Hezitimi i ndërkombëtarëve dhe mesazhet e përziera ishin “krijimi i hapësirës për nacionalistët dhe populistët në të dy anët e kufirit”, tha ai.
Thaçi tha se kishte investuar të gjithë kapitalin politik që kishte ndërtuar gjatë dy dekadave në suksesin e bisedimeve dhe çmimi i dështimit të vazhdueshëm do të ishte në dëm të gjithë rajonit.
“Në rrethanat e tanishme, me këto tensione, nuk e kuptoj pse do të vijnë investitorët e huaj dhe të investojnë në rajonin tonë. Vetëm një marrëveshje paqeje do të sjellë prosperitet”, citohet të ketë thënë ai.
Statusi i tanishëm i Kosovës, që është i njohur nga disa shtete të BE-së, por jo nga të gjitha, nënkupton se qytetarët e saj janë të vetmit evropianë që kërkojnë vizë për të udhëtuar në zonën Shengen. Këto kufizime nuk zbatohen diku tjetër në Ballkan. Një e treta e fuqisë punëtore të Kosovës janë të papunë.
Thaçi, ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili luftoi për pavarësi, fajësoi disa shtete anëtare të BE-së për të komplikuar procesin.
The Guardian ka shkruar edhe rreth propozimeve të Thaçit, veçanërisht në atë që ai e ka përshkruar si “korrigjime kufitare”.
Thaçi ishte një avokat i shkëmbimit të territorit, por ajo është kundërshtuar nga Gjermania, e cila ka frikë se mund të nxisë kërkesat gjysmë të ulëta për kufijtë e tjerë gjeografikë në Ballkan, duke përfshirë edhe pjesët e dominuara nga serbët e Bosnjës, që të ridrejtohen në linjat etnike. SHBA, me të cilën Thaçi është i afërt, është më i hapur për planin, shkruan tutje mediumi britanik.
Thaçi tha se “demarkacioni i kufirit” do të ishte pjesë e ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohjen reciproke.
Por ai theksoi “nuk mund të ketë kufij në linjat etnike. Është e pamundur. Si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbeten shtete multietnike”.
Gjithashtu, siç shkruan ky medium, në fund të vitit 2018, Kosova vendosi taksën prej 100% për mallrat serbe dhe Serbia kishte insistuar në heqjen e saj si parakusht për rifillimin e bisedimeve.
Imponimi i tarifave çoi në dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave në krahinat në veri të Kosovës.
“Serbët e Kosovës janë tërhequr nga jeta politike në Kosovë, duke përfshirë policinë dhe gjyqësorin në veri të Kosovës”, tha Thaçi. “Askush nuk ka një përgjigje se si të ecët tutje dhe viktimat më të mëdha janë kosovarët, dhe në veçanti serbët e Kosovës”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri