LAJMI I FUNDIT:

Përmirësohet edukimi i zyrtarëve policor: E-trajnim për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni

Përmirësohet edukimi i zyrtarëve policor: E-trajnim për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni

Në qendrën për trajnim të MPB-së sot u promovuar aplikacioni celular për veprimet e policisë gjatë zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski shpjegoi se kërkesa i referohet veprimeve dhe kompetencave të punonjësve të policisë gjatë procesit zgjedhor dhe është përgatitur në bashkëpunim me OSBE-në.

“Këto janë aplikacione moderne teknologjike të cilat duhet të ndjekim sepse përparimi dhe trendi inovativ vijon në trajnimin e vazhdueshëm të punonjësve të policisë”, tha Spasovski.


Shefi i OSBE-së, Clemens Koja në promovimin e aplikacionit tha se edukimi i policisë duke përfshirë edhe edhe mësimin nëpërmes e-platformës është e një rëndësie të veçantë dhe duhet të mundëson përmbushjen e nevojave të modernizimit të zyrtarëve policorë./Telegrafi/