LAJMI I FUNDIT:

Aliu i përgjigjet Molliqajt: Do të flasim më vonë hapur për këtë “projekt” të rrezikshëm

Aliu i përgjigjet Molliqajt: Do të flasim më vonë hapur për këtë “projekt” të rrezikshëm

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Liburn Aliu, gjatë seancës së rregullt plenare në Kuvendin e Kosovës ka reaguar  ndaj deklaratës së deputetit të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj drejtuar deputetit të LVV-së, Glauk Konjufcës.

Aliu tha se do të vjen koha kur të do flasin hapur për këto çështje sepse nuk është diçka personale, por siç tha ai ky është një ‘projekt’ i rrezikshëm.


“Edhe më herët ka pasur akuza ndaj VV-së dhe deputetëve të saj. Për dallim prej tash janë duke munguar qejfet dhe rakia. Kjo dëshiron të duket si diçka personale e që buron nga një debat i humbur. Por ky është një projekt më i thellë dhe premtoj që do të flasim më hapur dhe shumë detajisht. Po merrem me atë që është më urgjente me varfërinë dhe me njerëzit që po ikin jashtë”, ka thënë Aliu.

Molliqaj, Glauk Konjufcës: Këto janë faktet që ti ishe pjesë e SHIK-ut, mua më vjen marre prej teje
Lexo po ashtu Molliqaj, Glauk Konjufcës: Këto janë faktet që ti ishe pjesë e SHIK-ut, mua më vjen marre prej teje

Ndryshe, deputeti nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj, në seancën e Kuvendit ka folur për deklaratat që i ka bërë deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ndaj tij.

Molliqaj ka thënë se deputeti Glauk Konjufca ishte pjesë e SHIK-ut në vitin 2000-2001, si dhe shumë akuza tjera drejtuar tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori