Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se nuk kërkon falje për asnjë veprim që ka bërë nga viti 1981 e këndej.
Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka komentuar deklaratat që kanë bërë Hashim Thaçi e Sylejmen Selimi për komunikatën e SHP të UÇK-së.
I pyetur si i sheh kërkim faljet që kanë bërë Hashim Thaçi e Sylejman Selimi ndaj familjes Geci, Jakup Krasniqi ka mohuar ndonjë përgjegjësi në ketë rast.
“Unë për veti nuk kërkoj falje për asnjë veprim politik që kam bërë nga viti 1981 e këndej, përfshirë edhe ato të kohës së luftës. Kush kërkon falje ndoshta ka ndonjë arsye, nuk e di. Unë për vete nuk shoh arsye që duhet të kërkoj falje për diçka që nuk kam bërë. Njeriu mund të kërkojë falje për diçka që ka bërë”.
“Sylejman Selimi në atë kohë nuk ka qenë komandant i përgjithshëm i UÇK-së, ka qenë vetëm komandant i Drenicës”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Jakup Krasniqi ka thënë se përgjegjësi mund të merr vetëm për veprimet që ka bërë vet dhe jo për të tjerët.
Në komunikatën me numër 59 e lëshuar në kohën e luftës, ndër të tjera thuhej: “Abedin Rexha u vra nga kolaboracionisti me damkë Gani Geci, i lindur në Llaushë, i cili edhe më herët e edhe gjatë ofensivës së fundit serbe, është parë i maskuar duke i prirë policisë serbe në masakrat që u kryen mbi popullin civil të Drenicës”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPrishtina vërshohet nga shiu i furishëm
Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain dhe bashkëshorten e tij
Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje
Mbi 500 toptha të farave të drunjve hidhen nga ajri përmes dronit në majën e Butocit në Prishtinë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen