LAJMI I FUNDIT:

Peterle: Do të ishte e padrejtë nëse Maqedonia e Veriut nuk merr datë për fillimin e negociatave me BE-në

Peterle: Do të ishte e padrejtë nëse Maqedonia e Veriut nuk merr datë për fillimin e negociatave me BE-në

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, eurodeputeti slloven, Alojz Peterle, beson se do të ishte e padrejtë nëse vendi ynë nuk do merrte datë për fillimin e negociatave në qershor, por pranon se ka vende që duan të jemi në një paketë me Shqipërinë.

Peterle është i mendimit se vendi ynë ka të gjitha argumentet në anën e saj që në qershor të marrë vendim pozitiv për fillimin e negociatave.

“Mendoj se do të ishte jokorrekte, e padrejtë dhe e pafalshme nëse Maqedonia e Veriut nuk fiton datën për fillimin e negociatave dhe mendoj se nuk është mirë që disa vende insistojnë për një paketë me Shqipërinë. Unë mendoj se Maqedonia e Veriut ka të gjitha argumentet në anën e saj për të filluar negociatat në qershor. Ky është fillimi, jo fundi i procesit”, tha Peterle.


Sipas tij gjatë periudhës së kaluar është bërë shumë në vend.

I pyetur nëse vendet anëtare të BE-së do të dëgjojnë rekomandimet e eurodeputetëve për hapjen e bisedimeve, Peterle tha se është i njohur mirë me situatën në disa vende dhe se në muajt e ardhshme të ketë përparim