LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Mos e shikoni rezultatin, fitorja ndaj Lirisë e vështirë, fati i titullit në duart tona

Ramadani: Mos e shikoni rezultatin, fitorja ndaj Lirisë e vështirë, fati i titullit në duart tona

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani shprehet i bindur se skuadra e tij mund të arrijë në fund këtë objektivin e titullit kalimin.

Sipas tij si lider i kampionatit e kanë fatin në duart e tyre.


“Si lider në tabelë që jemi dhe pretendentë për ta fituar titullin ne në çdo ndeshje futemi për fitore. Ashtu ishte edhe ndaj Lirisë, e cila kishte gjithashtu presionin e pikëve pasi që gjendet në një pozitë të vështirë për tu larguar nga elita”

“Kjo bëri që ndoshta minutat e para të ndeshjes të ishin të baraspeshuar, por me realizimin e dy golave të shpejtë gjërat erdhën në vendin e vetë, pasi që ekipi fitoi qetësinë e duhur”.

“Në shikim të parë mund të duket një ndeshje e lehtë në bazë të rezultatit, por nuk ishte ashtu, pasi që Liria na luftoi dhe na vuri disa herë në situata të vështira. Në fund ishin të rëndësishme pikët dhe ne duhet të vazhdojmë me këtë ritëm”.

“Varemi nga vetja jonë. Jemi lider në tabelë dhe nuk varemi nga askush. Numri i ndeshjeve po zvogëlohet dhe ne duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë deri në fund për të arritur deri te titulli kampion”, , deklaroi Ramadani për Super Sport Kosova.

Feronikeli me 62 pikë ndodhet në kreun e klasifikimit.

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori