Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ishte i ftuar për të marrë pjesë në konferencën ministrore për Ballkanin Perëndimor “Veprimi Rajonal i Klimës në Ballkanin Perëndimor” që po mbahet në Tiranë, organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Mjedisit të Republikës Çeke.
Në pritje të fillimit të ceremonisë zyrtarë të kësaj konference ministri Matoshi, posa ka kuptuar që shteti i Kosovës do të përfaqësohet me fusnotë dhe nën shoqërimin e zyrtarëve të UNMIK-ut, ka vendosur që të bojkotojë këtë konferencë në shenjë protestë për mënyrën e përfaqësimit.
Në prononcimin e tij para mediave të shumta, Matoshi ka deklaruar që kjo mënyrë e përfaqësimit është e pa pranueshme për Republikën e Kosovës dhe nuk do të ndodhë më asnjëherë.
“Për këtë arsye tashmë konferenca më tepër do të zhvillohet në nivel teknik, kurse ne do të shfrytëzojmë këtë konferencë si mundësi që të takojmë donatorë për të diskutuar me ta dhe për të kërkuar mbështetjen e tyre për projektet tona në vazhdimësi” ka thënë ministri Matoshi.
Matoshi tha po ashtu se lufta për një mjedis të pastër nuk mund të arrihet duke përjashtuar Kosovën nga projektet ose vendimmarrja në konferenca të përbashkëta.
“ U kam thënë edhe zyrtareve të Kombeve të Bashkuara që askush nuk duhet të ëndërroj që do të këtë një mjedis të pastër, një luftë efikase ndaj ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor, nëse ende ka ëndrra të tilla që një vend mund të përjashtohet nga projektet ose nga vendimmarrja dhe tryezat e përbashkëta”, tha Matoshi.
Vlen të përmendim që pas bojkotimit të konferencës nga ministri Matoshi, këtë konferencë ka bojkotuar edhe ministri i mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, si nikoqir i këtij takimi.
Qëllimi i konferencës ministrore ishte të lehtësohej qasja në financimin e klimës, duke përfshirë angazhimin dhe qasjen në Fondet e Klimës.
Rezultati i konferencës pritej të jetë miratimi i një deklarate që miraton “Udhërrëfyesin e Përbashkët për Rajonin e Ballkanit Perëndimor- Përshpejtimin e Qasjes në Financat Klimatike”, që do të zbatohet më vonë përmes konceptimit dhe zhvillimit të projekteve dhe programeve të përbashkëta rajonale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City