LAJMI I FUNDIT:

Incidenti Kosovë-Serbi, ministri Matoshi tregon çka ndodhi në Samit

Incidenti Kosovë-Serbi, ministri Matoshi tregon çka ndodhi në Samit

Ministri kosovar i Mjedisit, Fatmir Matoshi ka sqaruar atë se çfarë ndodhi mes Kosovës dhe Serbisë në samitin për “Klimën në Ballkanin Perëndimor’, e cila po i zhvillon punimet në Tiranë. Ai tha se pala serbe dhe OKB-ja nuk e kanë pranuar Kosovën në tryezë me të drejta të plota, por sipas tij, protokolli që ka diktuar OKB caktonte se shteti i Kosovës duhet të ishte e përfaqësuar nga sigla e UNMIK-ut.

Ministri kosovar pohoi se në rast se flitet për samit klime në Ballkanin Perëndimor, nuk ka asnjë kuptim që shteti i Kosovës të jetë i përjashtuar nga ky event. Nga ana tjetër, ministri i Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi tha se e gjitha ajo që ndodhi në samit, kishte të bënte me protokollin që ka caktuar Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Incident diplomatik në Tiranë, delegacioni serb nuk pranon të ulet në tryezë me homologët nga Kosova
Lexo po ashtu Incident diplomatik në Tiranë, delegacioni serb nuk pranon të ulet në tryezë me homologët nga Kosova

“Ajo që ka ndodhur sot ka të bëjë me rregulla strikte të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara, që Kosova të jetë e përfaqësuar nga sigla e UNMIK-ut, gjë e cila për Kosovën është e papranueshme dhe nuk do të ndodhë më. Ne e kemi shfrytëzuar këtë takim që të kërkojmë mbështetje nga donatorët e fuqishëm. Ne do të vijojmë që në mënyrë bilaterale me donatorët të bisedojmë dhe të paraqesim projekte konkrete për mjedisin”, tha Matoshi.

Pjesë nga deklaratat e tyre:

Klosi: Sa i takon aktiviteti është takim i organizuar nga OKB. Ne do të vijojmë diskutimet biletarelae me ministrat e tjerë të rajonit. Konferenca do të diskutojë për problematika që kanë të bëjnë me vendet e rajonit. Grupet tona po vijojnë diskutimin. Kosova e ka grupin dhe përfaqësuesit e saj. Mendoj se për post debatit, që ju keni qejf gjithmonë të ndiqni. Kishim një dakordësi edhe me OKB dhe Serbinë, ajo që nuk u pranua ishte prezenca e Kosovës me të drejta të plota si folës.

Matoshi: Nuk kam biseduar me palën serbe. Jemi këtu që dje dhe jemi prit shumë mirë. Ka qenë takim ministrash dhe darkë e përbashkët dhe kemi biseduar se problemet duhet të zgjidhen së bashku. Në rast se flasim për Ballkanin, aty duhet të jetë edhe Kosova.

Klosi: Ne jemi në takime të vazhdueshme. Më tepër se problem rajonal, nuk ka probleme tjera për pos atyre protokollare. /BallkanWeb/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori