LAJMI I FUNDIT:

Dybala, ylli që nuk po arrin të shkëlqejë në fushë kur luan me Ronaldon dhe Messin

Dybala, ylli që nuk po arrin të shkëlqejë në fushë kur luan me Ronaldon dhe Messin

Paulo Dybala pa dyshim është një nga lojtarët më të talentuar të sulmit në botë.

Argjentinasi është në vitin e tij të katërt të Juventusi, por më i vështirë prej ardhjes së tij te Palmero.

Dybala sa ishte te Palermo

Kjo për shkak se prej ardhjes së Cristiano Ronaldos te Juve, ai është dashur të luajë më i veçuar në krahë, gjë që i ka shkaktuar probleme, në kohën e fundit edhe me humbje të vendit në formacion.


Sipas medieve spanjolle është Ronaldo që nuk ndihet aspak mirë me Paulo Dybalan si partner.

Dybala e Ronaldo me Juven

Ka qenë portugezi ai që e ka kërkuar përkrah të tij Mario Manduzkicin, dhe është pajtuar që Philippe Coutinho të bashkohet me Juve, nëse shkëmbehet me argjentinasin.

Por nëse Dybala do të shkonte te Barcelona, do të kishte një problem tjetër, Lionel Messin.

Messi dhe Dybala me fanllën e Argjentinës

Dybala nuk ka arritur të krijojë lidhshmëri me Leo Messin në kombëtaren e Argjentinës.

Dybala qëndron gjithmonë në stol kur luan Messi, ose e kundërta.

Djaloshi që konsiderohet i artë ka vështirësi që të luajë me dy yjet më të mëdha të dekadave të fundit. /Telegrafi/