LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i taksës, Serbia pritet ta padisë Kosovën në Gjykatën e Arbitrazhit

Shkaku i taksës, Serbia pritet ta padisë Kosovën në Gjykatën e Arbitrazhit

Beogradi po e shqyrton mundësinë e ankesës në Gjykatën e Arbitrazhit për shkak të taksës së vendosur për mallrat serbe nga ana e Prishtinës.

Në nëntor të vitit të kaluar, Kosova ka vendosur taksën prej 100 për qind për mallrat me origjinë serbe dhe boshnjake.


Opsioni për ankesë në Arbitrazh, është në tryezë që prej 25 shkurtit,  prej kohës kur kanë kaluar 90 ditë që nga dita kur Qeveria Serbe i ka dërguar një kërkesë zyrtare Sekretariatit të CEFTA-s për të mbajtur konsultime të drejtpërdrejta brenda Komitetit të Përbashkët. Në kohën e paraqitjes së kërkesës, kryeministrja Ana Brnabiq njoftoi fillimin e procedurës para dërgimit në gjykatën e arbitrazhit, përveç nëse problemi nuk zgjidhet brenda tre muajve.

Prandaj, sipas informacionit të gazetës “Novosti”, përveç ekspertëve ligjorë vendorë, janë konsultuar edhe ekspertë të huaj, në rast se do të vendoset që zgjidhja të gjendet përmes Gjykatës së Arbitrazhit.

Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq duke thënë se “Qeveria po zhvillon bisedime për angazhimin e zyrës ligjore në rastin e arbitrazhit për shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s nga Prishtina”, raporton “Novosti”, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Kosova është pjesë e Gjykatës së Përhershme së Arbitrazhit që nga viti 2016. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori