LAJMI I FUNDIT:

Mjekët e papunë në Gjilan, nesër protestojnë para komunës

Mjekët e papunë në Gjilan, nesër protestojnë para komunës
Foto ilustrim

Me 1 prill, Grupi i Mjekeve të Përgjithshëm, Doktorë të Mjekësisë të licencuar, do të protestojnë para komunës së Gjilanit.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi.


Ata thonë se në asnjë komunë sikurse në Gjilan, gjendja nuk është e mjerueshme. Me dhjetëra Mjekë të Përgjithshëm të papunë, me pa mundësi të ushtrimit të profesionit për vite, pa asnjë të ardhur, pa asnjë rrugëdalje.

“Nesër, me 01.04.2019 në ora 10:00 në Gjilan, para zyrave të kryetarit të komunës së Gjilanit, mbahet protesta e Mjekëve të Përgjithshëm të papunë të komunës sonë. Konkurset dhe punësimet hapen në bazë të interesave të individëve të caktuar, pranohen individët në baza partiake, familjare dhe aksionare”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas tyre, Mjekët e Përgjithshëm të papunë, në Gjilan me afër 20 vite shkollim, ecin rrugëve të varfër dhe të shtyrë të zgjasin dorën, sepse për kategoritë e tjera të punës janë të mbikualifikuar ose të papërputhshëm.

“Gjithashtu, e kanë të ndaluar të ushtrojnë profesionin në aktivitete ose ordinanca private vetanake. Kjo është burgu i mjerimit për ta kurse komuna bën pazare në vend të menaxhimit më burimet njerëzore të shëndetësisë”.

I ftojmë të gjithë mediet të jenë nesër prezent, të na përkrahin dhe transmetojnë këtë protestë, për të cilat paraprakisht i falënderojmë.

Grupi i Mjekeve të Përgjithshëm, Doktorë të Mjekësisë të licencuar të papunë nga komuna e Gjilanit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori