LAJMI I FUNDIT:

Policia apelon te qytetarët të mos ndezin zjarre në natyrë

Policia apelon te qytetarët të mos ndezin zjarre në natyrë

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në natyrë.

Sipas Policisë, zjarrvënia është vepër penale dhe se ata do të hetojë të gjitha këto rastet dhe ndaj kryerësve të këtyre veprave kundërligjore do të ndërmarrë masa.

“Duke iu referuar rasteve të 24 orëve të shkuara, duke parë kushtet klimatike (erërat që fryjnë) dhe gjendjen e bimësisë (e thatë dhe e lehtë për t’u djegur),  Policia e Kosovës kërkon dhe apelon nga të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në natyrë”, thuhet në apelin e Policisë.


“Zjarrvënia është vepër penale, Policia e Kosovës do të hetojë të gjitha këto rastet  dhe ndaj kryerësve të këtyre veprave kundërligjore do të ndërmarrë masa dhe të gjitha lëndët do të procedohen tek organet e  drejtësisë”, thuhet në apelin e Policisë. /Telegrafi/