LAJMI I FUNDIT:

Mjeku i tha se do të vdiste nga mbipesha, vendosi ”të merrte jetën në duart e saj” – shihni si duket tani (Foto)

Mjeku i tha se do të vdiste nga mbipesha, vendosi ”të merrte jetën në duart e saj” – shihni si duket tani (Foto)

Pasi mjeku e paralajmëroi se nuk do të presë për ditëlindjen e 40-të, Emma Turner e dinte se ajo do të duhej të bënte diçka drastike në mënyrë që të vazhdojë të jetojë.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo humbi rreth 100 kilogramë dhe më në fund mori kontrollin e jetës së saj.


Siç bëhet e ditur, me një peshë prej 160 kilogramësh, me numrin e rrobave 62, mjekët e paralajmëruan atë se ajo ishte tepër e trashë dhe se trupi i saj nuk do të “përballonte” më.

Dhe kur ishte 38 vjeçe, Turner i kishin thënë se ajo nuk do të priste ditëlindjen e saj të 40-të.

Andaj, e gjendur në një situatë të tillë, ajo vendosi që të ndërmerrte diçka – gjë që ia vlejti.

Sot, 42-vjeçarja ka pamje krejt të ndryshme, pas humbjes së një pabesueshme të një peshe prej 101 kilogramësh.

“Nuk mund të besoj se si e kam lejuar veten të bëhem në një gjendje të tillë”, ka thënë së fundi Emma.

E gjitha, siç ka rrëfyer ajo kishte filluar që kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe.

Me punën dhe makinën e saj të re, një adoleshente nga Melbourne, Australi, përqafoi lirinë e sapo krijuar.

“Shkoja në restorant dhe merrja gjithçka që doja. Në atë moment, filloi varësia ndaj ushqimit. Përveç kësaj haja darkë me familje dhe pas darkës vjedhurazi edhe diçka tjetër”.

Kështu, kur ajo u bë 18-vjeçe, ajo kishte arritur peshën prej 100 kilogramësh.

Gjithsesi, siç thuhet tutje, në prill të vitit të kaluar ajo kishte një tjetër operacion që përfshinte heqjen e lëkurës dhe forcimin e barkut, dhe në mars të këtij viti u gjend sërish “nën thikë”, për çështje estetike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori