LAJMI I FUNDIT:

Florentino Perez do ta thyejë rekordin e transferimeve te Reali gjatë afatit kalimtar veror

Florentino Perez do ta thyejë rekordin e transferimeve te Reali gjatë afatit kalimtar veror
Kaka, Cristiano Ronaldo, Florentino Perez (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Eder Militao (që kushtoi 50 milionë euro) është transferimi i 48-të i Florentino Perezit në presidencën e dytë në krye të Real Madridit që zgjat nga viti 2009, duke e ngritur në mbi 1.2 miliard euro shumën e shpenzimeve të klubit për blerjen e lojtarëve.

Shpenzimet më të spikatura të Perezit kanë ndodhur në sezonin 2009/2010, kur transferoi emra si Cristiano Ronaldo (96 milionë euro), Kaka (67 milionë euro), Karim Benzema (35 milionë euro), Xabi Alonso (34.5 milionë euro), Raul Albiol (15 milionë euro), Esteban Granero (katër milionë euro) dhe Alvaro Arbeloa (katër milionë euro) – për një shumë totale prej 255.5 milionë euro.

Cristiano Ronaldo dhe Kaka (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Ky është rekordi i shpenzimeve të Real Madridit brenda një afati kalimtar, ndërsa Ronaldo mbetet lojtari më i shtrenjtë i shitur, pasi kaloi te Juventusi për një shumë të përgjithshme prej 117 milionë euro (në këtë shumë janë përfshirë edhe bonuset) në verën e kaluar.


Të gjitha lajmet nga Real Madrid
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Real Madrid

Derisa ka shpenzuar mbi 1.2 miliard euro në blerjen e lojtarëve, nga viti 2009 deri më tani, Reali ka përfituar 682 milionë euro nga shitja e lojtarëve – shkruan AS.

Në presidencën e tij të dytë, Perez i ka transferuar 21 mesfushorë (për një shumë totale prej 487 milionë eurosh), 11 sulmues (për 386.5 milionë euro), 11 mbrojtës (për 275 milionë euro), si edhe pesë portierë (për 63 milionë euro). Gareth Bale (me 101 milionë euro) është blerja më e shtrenjtë në histori të Mbretërve.

Florentino Perez dhe Zinedine Zidane (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Në verën që vjen, Perez duket se do ta thyejë rekordin e sezonit 2009/2010. Ai i ka premtuar trajnerit Zidane se do t’i blejë së paku tre emra të mëdhenj (që njihen si ‘galaktikë’ te Madridi).

Mjafton një lëvizje në stilin e Realit që mund ta thyejë rekordin për lojtarin më të shtrenjtë në histori që mbahet nga Neymar (kur u transferua nga Barcelona te Paris Saint-Germaini për 222 milionë euro në vitin 2017). Klubi mbretëror është lidhur me transferimin e Kylian Mbappe nga PSG, për të cilin ka përgatitur 280 milionë euro.

Nga ana tjetër, Reali kërkon edhe shërbimet e Eden Hazard, të cilin Chelsea nuk do ta lëshojë për më pak se 100 milionë euro. Kur kihet parasysh se nga sezoni i ardhshëm klubit do t’i bashkohen edhe Militao (50 milionë euro) dhe Rodrygo (45 milionë euro), si edhe disa lojtarë të tjerë – nuk ka dyshim se do të thyhet rekordi i transferimeve brenda një afati kalimtar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford

Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford

Ndërkombëtare
Historia rrëqethëse me djaloshin e verbër që ‘fshihet’ pas nënshkrimit me Ballkanin

Historia rrëqethëse me djaloshin e verbër që ‘fshihet’ pas nënshkrimit me Ballkanin

Superliga
Lamine Yamal zbulon planin e tij rezervë nëse do largohej nga futbolli

Lamine Yamal zbulon planin e tij rezervë nëse do largohej nga futbolli

La Liga
Guardiola konfirmon se ylli i Man Cityt ka kërkuar largimin nga klubi

Guardiola konfirmon se ylli i Man Cityt ka kërkuar largimin nga klubi

Premier League
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez

“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez

La Liga
Nuk vonon shumë dhe Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e Kvaratskhelias

Nuk vonon shumë dhe Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e Kvaratskhelias

Serie A
Kalo në kategori