Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë nga Andorra për Supersport, foli për fitoren, trajnerin e ri dhe shkarkimin e Christian Panuccit.
“Ku jemi me tentativat për trajnerin e ri? Ishim në një situatë emergjente për ndeshjen e sotme, dua të komplimentoj Bulkun me Memën. Duhet të fillojmë të mendojmë për të ardhmen. Kemi humbur një ndeshje me Turqinë, por nuk kemi pse qajmë më. Edhe ekipet e tjera do humbin, dhe dikush do ngecë në këtë fushë të Andorrës. Gëzohem që nuk ishim ne.
“Edi Reja pranon kontaktet, por po mendohet. Kush është e vërteta? Unë e kam takuar pas ndeshjes me Turqinë, kam diskutuar me të se si e pa ai skuadrën. Në bisedë e sipër, më tha se ishte i pakënaqur me atë që dha ekipi në fushë. I thashë që kemi emra të mirë, por natyrisht nuk biseduam për stolin. Tani e tutje do të mendojmë për emrin e trajnerit të ri”.
“A ka mundësi të jetë shqiptar trajneri? Nuk mund ta mohoj punën e mirë të Bulkut për këto dy ditë, apo përgatitjen psikologjike që i ka dhënë skuadrës. Kam menduar se skuadra do reagonte, për të ndërruar më mirë trajnerin para Andorrës. Sot pashë ekipin me dëshirë në fushë, edhe pse kishte momente me luhatje dhe ku ishim në stres. Futbollistët me moshë më të madhe dhe më me eksperiencë, morën përsipër ditën e sotme. Mendoj se ka edhe trajnerë të mirë që mund ta drejtojnë Kombëtaren. Fakti që ne nuk kemi pasur një trajner shqiptar deri tani, është se mund të kemi një trajner me eksperiencë më shumë nga jashtë. Gjithsesi, duhet të vëmë në peshë avantazhet dhe disavantazhet e atyre që kemi ne në mendjen, dhe do vendosim. Trajneri vendas njeh më mirë mentalitetin, në të ardhmen ndoshta do të emërohet trajner vendas, por jo në këtë moment. Nuk është e lehtë të flasim sa do zgjatë kontrata me trajnerin e ri, nuk bëhet asnjëherë një plan afatgjatë, por asnjë trajner nuk ka interes të bisedojë vetëm për gjashtë muaj, të gjithë duan projekt më afatgjatë”.
“A jeni penduar që nuk e hoqët Panuccin pas Ligës së Kombeve? Nuk jam i penduar. Kam pasur bindjen që do e përgatiste më mirë ndeshjen me Turqinë”.
“Do kemi më shumë lojtarë të thirrur nga U21? Ekipi A nuk është për të ngrënë lojtarët, por për të marrë ata që kanë merita. Mendoj se më të mirët janë në ekip Kombëtar.
“Trajneri i ri duhet të jetë dikush që e njeh ambientin, jo krejtësisht i ri? Bota e futbollit është zvogëluar aq shumë, sa që nuk ka trajner që nuk njeh çdo ekip. Njihen specifikat e lojtarëve, me mjetet e informacionit.
“Festa pas ndeshjes? Kishim tension artificial, ishte një ndeshje delikate dhe me shumë presion e përgjegjësi. Andorra prej kohësh po luante e po merrte rezultat të mirë në shtëpi, më vjen mirë që skuadra u soll në mënyrë perfekte”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari
Italianët çmendën pas “Mandzukicit të ri”
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City