Pronari i banesës në të cilën kishte jetuar 75-vjeçarja e akuzuar për vrasjen me thikë të 7-vjeçarit kosovar në Basel, ka folur rreth qiramarrëses së tij, për të cilën edhe më tutje dihet shumë pak, siç nuk dihen as arsyet që e çuan në vrasjen e Iliasit derisa po kthehej nga shkolla.
Zvicra është tronditur të enjten kur 7-vjeçari nga Kosova që jetonte në Basel me familjen e tij, u gjend i prerë në qafë. Një 75-vjecare u arrestua nën dyshimet se ajo ka kryer krimin.
E moshuara zvicerane kishte pranuar se ka kryer krimin, ndërsa motivet nuk dihen.
Qiradhënësi i të 75-vjeçares ka thënë se ajo nuk është vërejtur shumë dhe ka jetuar jetë modeste.
Shtatëdhjetepesë vjeçarja, e cila gjendet në paraburgim, ka jetuar për shumë vjet rreth një kilometër larg vendit të krimit.
Verën e kaluar ajo është zhvendosur nga banesa, shkruan gazeta zvicerane, 20 minuten, transmeton Express. Pronari i banesës e ka përshkruar ish-qiramarrësen e tij, e cila edhe më tutje është një mister.
“Ajo ka jetuar e vetme dhe ka bërë një jetë modeste. Ajo kurrë nuk është vërejtur. Gjithmonë ka paguar qiranë me rregull, nuk ka përdorë narkotikë, dhe nuk ka qenë alkooliste”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka treguar se si ajo u largua nga banesa e tij.
“Ajo shkoi për shoping ose doli në shëtitje, por më nuk u kthye asnjëherë”.
Mirëpo ai kujton diçka të pazakontë lidhur me qiramarrësen, duke treguar se “një herë ose dy herë në vit, Policia ose Prokurori vinte në banesën e saj”.
Ai thotë se nuk i di arsyet dhe për dijeninë e tij, e moshuara zvicerane kurrë nuk ka qenë në burg ose në psikiatri.
Ndryshe, autoritetet zvicerane pas arrestimit të 75-vjeçares, e cila u lajmëruar vet në Polici, pas vrasjes së Ilijasit 7-vjeçr, kanë hedhur dyshime se ajo ka probleme psiqike.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?