Është hapur të enjten në Gjilan Panairi i Punës, i cili organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), Komunës së Gjilanit, Agjencinë Për Zhvillim Rajonal – Lindje dhe Zyrën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, Valbona Tahiri, ka bërë të ditur se ky është edicioni i dyte i panairit, ku takohet oferta dhe kerkesa dhe nga 40 kompani pjesëmarrëse nga sektorë të ndryshëm, ofrojnë rreth 500 vende pune.
“Kompanitë private janë konsumatori më i madh i punësimit, konsumatori më i madh i rekrutimit të burimeve njerëzore të kapitalit human dhe pa dilemë kërkojnë njerëz të përgatitur dhe profesional, në mënyre që të realizohen objektivat e secilit ndërmarrës dhe të një punëkërkuesi në vetvete. Ky panair po dëshmon se ka vende pune në ndërmarrjet e komunës së Gjilanit dhe kohëve të fundit mundësitë për të përgatitur profesionalisht një punëkërkues janë shumë më të mëdha duke ju falënderuar partnereve tanë MPMS, GIZ dhe të tjerëve”, ka thënë Tahiri.
Ajo tha se Komuna do të vazhdoj të realizoj aktivitete më qellim koordinimin dhe ndërlidhjen me tregun e punës si dhe promovimit të shkathtësive të punës.
Drejtori i Qendrës për Punësim në Gjilan, Xhevat Aliu, tha se përmes këtij panairi, bizneset po ofojnë vende pune për angazhim të fuqisë punëtore, duke shtuar se në këto rrethana të papunësisë, po ndikohet direkt në përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike.
Klaus Bader – Labarre, nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), pasi ka falënderuar kryetarin e Gjilanit dhe akterët tjerë për ndihmën e dhënë për këtë panair, theksoi se që i organizimit të përbashkët i këtij panairi, është që t’i bashkojë punëdhënësit dhe punëkërkuesit.
“Është kënaqësi që kësaj radhe po bëhet e mundur, që në bashkëpunim me MMPS, të bëhet subvencionimi I praktikës në punë prej 6 muajve dhe tre muaj trajnim në vend të punës me pagesë”, ka thënë Bader – Labarre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'