LAJMI I FUNDIT:

Mbi 57 marrëveshje Kosovë – Shqipëri janë zbatuar, heqja e roamingut në qershor (Video)

Mbi 57 marrëveshje Kosovë – Shqipëri janë zbatuar, heqja e roamingut në qershor (Video)
Valdete Dushinca – Bajrami, shefe e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj

Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshjes për lehtësimin e bashkëpunimit mes dy shteteve. Sipas zyrës së koordinatorit Nacional Kosovë-Shqipëri, deri më tash 57 marrëveshje kanë gjet zbatim në praktikë. Kurse heqja e roamingut pritet të përfundojë në qershor.

Mbi 80 marrëveshjet sa janë të nënshkruara në mes të dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, shumica prej tyre kanë gjetur zbatim në praktikë.


Këtë e thotë Valdete Dushinca – Bajrami, shefe e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, që njëherësh është edhe koordinator nacional i dy qeverive.

“Numri total i marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë është rreth 80 sosh. Deri tash zbatueshmëri kanë gjetur 57 marrëveshje, disa prej tyre jo në tërësi por pjesërisht… Ka disa marrëveshje që iu ka kaluar koha e implementimit”, thotë për RTV Dukagjinin Valdete Dushinca Bajrami.

Njëra ndër marrëveshjet ka qenë edhe heqja e roamingut ndërmjet dy shteteve. Sipas saj kjo pritet të finalizohet deri në mes të qershorit.

“Vlenë të ceket se që nga marrja e përgjegjësisë si Koordinator Kombëtar nga ana e zotit Limaj, marrëveshjet kanë filluar të zbatohen me një intensitet më të shpejt”, tha më tej Valdete Dushinca Bajrami, përcjell Telegrafi.

Ndërkaq Bajrami shtoi se proceduat burokratike janë ato që po e vonojnë zbatimin normal të marrëveshjeve, ngase po nevojitet ndryshim plotësim i ligjeve nga  të dyja shtetet./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori